• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Ushqimet më të shëndetshme për fëmijët, lista e plotë nga mjekët

12 September, 2021
në Shëndet
0
191
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të kesh fëmijë është një gjë e mrekullueshme dhe me siguri shpesh keni menduar rreth mënyrës se si dëshironi t’i rrisni. Mirëpo kjo mund të jetë diçka e vështirë sidomos kur vjen fjala tek mënyra e të ushqyerit. Shpesh fëmijët preferojnë të konsumojnë ushqime që përmbajnë shumë yndyrna dhe kalori, të cilat nuk janë të shëndetshme.

Sigurisht që ju nuk mund t’i detyroni gjithmonë fëmijët të hanë ushqimin që nuk u pëlqen. Por mund t’i mësoni me një regjim ushqimor me pak yndyrna dhe të pasur me fibra, hekur, kalcium dhe plot minerale të tjera. Ju njohim më poshtë me disa nga ushqimet më të shëndetshme për fëmijët tuaj.

Qumështi
Si prind, duhet të siguroheni që fëmija juaj të konsumojë mjaftueshëm qumësht. Pasi është një burim i mirë i proteinave, kalciumit dhe vitaminës D. Kjo është arsyeja pse rekomandohet gjithmonë që fëmijët të konsumojnë rregullisht qumësht.

Mollët
Mollët konsiderohen si një ndër ushqimet më të shëndetshme. Kjo sepse ato përmbajnë pak kalori, vitaminë C dhe gjithashtu janë të pasura me fibra. Në mënyrë që fëmijët tuaj të përfitojnë sa më shumë vlera ushqyese nga mollët, sugjerohet që të konsumohen pa qëruar.

Gjalpi i kikirikut
Shumë prindër nuk përdorin gjalpë kikiriku sepse mendojnë se ai është i pasur me yndyrna. Por ka edhe nga ata që kanë alergji ushqimore. Duhet të dini se shumica e yndyrnave në gjalpin e kikirikut janë zakonisht yndyrna mono-dhe-poli-të pangopura. Kjo gjë e bën gjalpin e kikirikut një mundësi më të sigurt krahasuar me ushqimet e tjera që përmbajnë shumë yndyrna. Ai është gjithashtu një burim i mirë i proteinave, përmban hekur, acid folik, zink, magnez, vitaminë E, vitaminë A dhe vitaminë B6.

Kosi
Kosi është një burim i shkëlqyer i kalciumit. Por duhet të zgjidhni me kujdes llojin e kosit sepse disa kanë sheqer dhe gjithashtu nuk përmbajnë asnjë vlerë ushqyese. Kur zgjidhni kos për fëmijët tuaj, zgjidhni atë që ka më pak yndyrna, ka probiotikë dhe nuk ka sheqerna të shtuara.

Peshku ton
Peshku ton konsiderohet të jetë një nga ushqimet më të shëndetshme. She sigurisht që ai mund të jetë pjesë e një vakti të shijshëm dhe të shëndetshëm. Edhe pse shumë shqetësime janë ngritur në lidhje me ndotjen e peshkut ton me mërkur, ai mund të konsumohet në mënyrë të moderuar. Ju gjithashtu mund të bëni për fëmijët tuaj një sanduiç tepër të shijshëm dhe të shëndetshëm me peshk ton.

Paraardhëse

Edi Paloka: Azem Hajdari dhe Sali Berisha janë pjesa më e mirë e historisë sonë

Pasardhëse

Amarda Toska shtatzënë për herë të tretë? Reagon për herë të parë moderatorja

Pasardhëse

Amarda Toska shtatzënë për herë të tretë? Reagon për herë të parë moderatorja

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.