• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ylli Manjani tregon ku gaboi ish-kryeministri dhe bën deklaratën e papritur për Ramën dhe Berishën

11 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
259
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur Ylli Manjani shprehet se është i bindur se Sali Berisha dhe Edi Rama janë lider të lindur. “Të dy janë kafshë pushteti. Rama si më i ri që është dhe më i paskrupullt. Por asnjëri nuk është makut paraje. Asnjëri nuk punon për para, sepse të dy duan pushtet. Dmth dominancë, protagonizëm dhe pse jo, sundim”, shprehet Manjani

Postimi i Manjanit:

‘Pse ka faj vërtetë Saliu…

Bindja ime ka qenë, mbetet dhe sa vjen e më forcohet se Sali Berisha dhe Edi Rama janë lider të lindur. Asnjërin nuk mund ta akuzosh dot për korrupsion sepse paraja nuk është qëllim në vetvete. Të dy janë kafshë pushteti. Rama si më i ri që është dhe më i paskrupullt. Por asnjëri nuk është makut paraje. Asnjëri nuk punon për para, sepse të dy duan pushtet. Dmth dominancë, protagonizëm dhe pse jo, sundim.

Në këtë kuptim paraja që zakonisht e përdorin të tjerë rretherrotull tyre është thjesht mjet për të marrë apo mbajtë pushtetin. Ndaj them se nuk ka asnjë gjasë që ti akuzosh për korrupsion.

Të dy ata gjykohen politikisht për sistemin qeverisës që krijojnë, për mekanizmin që ngrenë në funksion të pushtetit, por jo si makutë parash. Të dy ndërtuan pushtet mbi shtetin. Të dy janë autorë të partizimit të shtetit për pushtet. Të dy lejuan e lejojnë vrima për makutët e parasë, të cilët janë përkufizimi i korrupsionit. Por nuk do gjeni askënd që të bëjë një deklarim bindës që Rama dhe Berisha të kenë dhënë vend pune, tender apo favor në këmbim të parasë!

Për të marrë dhe mbajtë pushtet po. Ata nuk janë të korruptuar, por përgjegjës politikisht që lejuan e lejonë korrupsionin.

Fjala vjen është absurde në ekstrem të shpallësh Berishën nongrata për korrupsion, kur ndërkohë ministri i Tij i transporteve Lulzim Basha u vu zyrtarisht nën akuzë penale. Akuzë që nuk u gjykua dot për inovacione juridike e procedurale… E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Ramën, i cili është më agresiv ndaj drejtësisë pikërisht për të mbrojtur ata që menaxhojnë paratë për pushtet.

Pra të dy meritojnë gjykim për sistemin dhe njerëzit që mbajnë afër e promovojnë, por jo si të korruptuar. Dmth, nëse SHBA do të gjykonte drejt dhe me realizëm Berishën dhe Ramën njësoj, do të duhet të gjykonte sistemet politike dhe qeverisëse që ndërtuan dhe jo të katandisej në akuza të pafaktueshme. Pra Saliu, i cili ka faj si gjithmonë, nuk mund të shpallet nongrata për korrupsionin e vet, po për sistemin ku punoi edhe Luli me shokë, të cilët i akuzoi edhe drejtësia. Ajo drejtësi që ishte…’-shprehet Manjani.

Paraardhëse

“Janë promovuar pa asnjë kontribut njëri nga Nano, tjetri nga Berisha”, Myslim Murrizi reagon i revoltuar dhe shton dyshimet për marrëveshje Rama-Basha

Pasardhëse

Emisioni i pasdites në RTSH bën bashkë këto vajza të njohura të ekranit, mes tyre edhe një këngëtare

Pasardhëse

Emisioni i pasdites në RTSH bën bashkë këto vajza të njohura të ekranit, mes tyre edhe një këngëtare

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.