• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ja deputetët që zëvendësojnë të dorëhequrit dhe kush do të drejtojë komisionet, nga Kodheli e Naço, te Bushka, Shalsi, Vokshi dhe Tabaku

11 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
44
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar ditën e djeshme katër deputetët e dorëhequr para fillimit të legjislaturës së re. Dje Kuvendi mbajti dy seanca në të cilat u betuan deputetët dhe kryetarja e Kuvendit ndërkohë që u bë zëvendësimi i të dorëhequrve si dhe vendosja e drejtuesve të Komisioneve Parlamentare. Në mbledhjen e paradites Kuvendi vuri në dijeni KQZ për dorëheqjet dhe menjëherë KQZ zhvilloi një mbledhje. KQZ miratoi shpërndarjen e mandateve për deputet, për zëvendësimin në Kuvend të Gramoz Rucit, Najada Çomos, Lefter Kokës si dhe Mark Markut. Ashtu siç pritej, mandati i Gramoz Ruçit i ka kaluar Mirela Pitushit në Fier, Najada Çomo është zëvendësuar nga Mimi Kodheli në Tiranë, Lefter Koka nga Denis Deliu në Durrës dhe Mark Marku nga Elda Hoti në Lezhë.

Ndërkohë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë vendosur emrat e deputetëve për drejtues të Komisioneve të Përhershëm të Kuvendit të Shqipërisë. Klotilda Bushka u vendos drejtuese e Komisionit të Ligjeve. Nasip Naço u vendos kreu i Komisionit të Sigurisë. Po ashtu Mimi Kodheli u vendos kryetare e Komisionit të Jashtëm. Kryetar i Komisionit të Ekonomisë u vendos Eduard Shalsi. Tek Veprimtaria Prodhuese u vendos Arben Pëllumbi. Nga radhët e demokratëve, Jorida Tabaku u vendos drejtuese për Komisionin për Integrimin Europian. Albana Vokshi është vendosur tek Komisioni për Shëndetësinë ndërsa Agron Gjekmarkaj për Edukimin dhe Median. Petro Koçi do të jetë zv.kryetar në Komisionin e Arsimit. Ndërkohë u ngrit edhe Komisioni i Verifikimit të Mandateve të deputetëve, i përbërë nga 5 përfaqësues të mazhorancës dhe 4 të opozitës. Nga mazhoranca, pjesë e komisionit janë Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Aurora Mara, Nasip Naço dhe Toni Gogu, ndërsa nga PD janë Saimir Korreshi, Dhurata Çupi, Greta Bardeli dhe Belind Këlliçi. Ndërsa nënkryetare e Kuvendit u vendos Ermonela Felaj.

Nga ana tjetër për nisjen e legjislaturës së re parlamentare kanë reaguar një sërë figurash politike. Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali me anë të një mesazhi në rrjete sociale u shpreh se në qendër të qeverisjes këtë mandat të tretë do të jetë interesi publik dhe kombëtar. Sipas saj, si qeveria ashtu edhe opozita duhet të punojnë pa u lodhur dhe pa u ndalur për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

“Jemi plotësisht të vetëdijshëm për besimin dhe barrën e përgjegjësisë së shtuar të këtij mandati të tretë. Interesi kombëtar, interesi publik, ardhmëria, do jenë objektivat madhore që do vendosim në qendër të politikës. Do luftojmë pa u ndalur dhe pa u lodhur për të realizuar premtimin tonë për një Shqipëri të zhvilluar”, tha ajo.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri dje me anë të një postimi teksa i uroi suksese Kuvendit të ri deklaroi se qeveria e ka dorën e bashkëpunimit të shtrirë ndaj opozitës për të mirën e vendit.

“Duke i uruar sukses Kuvendit të ri, shpreh besimin e plotë se me punën e tij, Grupi Parlamentar i PS do të luajë rolin e çmueshëm për të çuar përpara proceset e rëndësishme legjislative. PS do ta ketë të shtrirë dorën e bashkëpunimit me opozitën në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë”, thuhet në reagim.

Paraardhëse

Mali i Zi drejt krizës, Dritan Abazoviç kërcënon me dalje nga qeveria nëse shkarkohet ministri i Brendshëm dhe shefi i policisë

Pasardhëse

Andoni i bindur se Berisha ka humbur nuhatjen politike, Baçi i prerë se ish-kreu i PD duhej të largohej vetë

Pasardhëse

Andoni i bindur se Berisha ka humbur nuhatjen politike, Baçi i prerë se ish-kreu i PD duhej të largohej vetë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.