• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përçahet Partia Demokratike, Berisha grup kundër Bashës brenda partisë

10 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
603
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një çarje e madhe ka nisur të marrë formë në PD, që nga momenti kur Lulzim Basha vendosi të përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar, duke ndezur gjakrat në selinë blu si kurrë më parë kundër një vendimi që vjen nga zyra e kryetarit.

Si Basha, ashtu dhe Berisha dolën në publik këtë paradite në rrugën drejt parlamentit duke shfaqur forcën. Basha i shoqëëruar nga deputetët e sapozgjedhur, i rrethuar me disa nga më besnikët e tij. Rrugës drejt parlamentit, ai doli në oborrin e PD-së nën shoqërinë e Zef Hilës, Orjola Pampurit, Kreshnik Çollakut etj. Në kuvend, u ul mes dy nënkryetareve Grida Dumës dhe Jorida Tabakut, ndërsa në dalje ishte nën shoqërinë e sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhit dhe deputetit Ervin Salianji.

Basha ka mbështetjen e shumicës së grupit parlamentar, por zërat kundër nuk munguan brenda grupit parlamentar. Edi Paloka dhe Flamur Noka u panë poshtë shtëpisë së Sali Berishës, në momentin që ai nisej drejt parlamentit këtë mëngjes. Dy deputetët shoqëruan Berishën edhe në oborrin e parlamentit, kur iu bashkua edhe Tritan Shehu. Një zë që nuk duhet shpërfillur është ai i militantëve, që u rreshtuan përkrah liderit historik, menjëherë pas vendimit për ta përjashtuar. Disa prej tyre e pritën Lulzim Bashën në oborrin e PD-së, duke e sharë dhe ofenduar sapo ai doli nga zyra.

Fyerjeve të vazhdueshme si “legen”, “injorant” dhe thirrjeve në kor për “turpin” e përjashtimit të Berishës, Lulzim Basha nuk iu përgjigj, por vazhdoi rrugën. Në hyrje të parlamentit, disa dhjetëra militantë të tjerë, pritën Sali Berishën, i cili i ka përshëndetur me dy gishta.

Lideri historik i demokratëve, shpërtheu në akuza ndaj kryetarit aktual Lulzim Basha, duke konfirmuar se ndarja e PD tashmë është pa kthim. Berisha foli për “pazare të fëlliqura” mes Bashës dhe Ramës dhe për një marrëveshje okulte mes të dyve. Ai tha se do të mbetej pjesë e PD-së, ndërsa paralajmëroi një lëvizje statutore brenda partisë për atë që e quajti “rikthim të PD në piedestal“.

Pavarësisht vendimit të fortë që ka marrë, Basha ka preferuar të qëndrojë në heshtje. I vetmi prononcim është dhënë rrugës për në kthim në Partinë Demokratike. “I vetmi armik që ka PD është Edi Rama” ka thënë Basha, para të cilit dora e shtrirë e Edi Ramës, duket më afër se kurrë.

Në sallën e parlamentit, pranë Berishës qëndroi Tritan Shehu, ndërsa një ulëse më tej ishte Monika Kryemadhit. Bashkë ata shihen si bërthama e një kampi më të ashpër kundër Edi Ramës në parlament, ndërsa Lulzim Basha ia ka dalë të krijojë profilin e një linje më të moderuar në opozitë.

Mbetet për t’u parë se si do të konkretizohet kjo çarje e opozitës në mandate deputetësh, por si rrallëherë, Edi Rama kishte luksin të fliste i qetë dhe me bonsens me gazetarët që e rrethuan në oborrin e parlamentit. Ai foli për qëllime të larta që duhet të përmbushë në mandatin e tretë qeverisës, për shpresa dhe ëndrrat e qytetarëve, duke iu shmangur një komenti të drejtpërdrejtë mbi tensionet brenda opozitës. Sidoqoftë “dora ime mbetet e shtrirë për Lulzim Bashën” u shpreh Rama, i ndërgjegjshëm se tani është më e lehtë të përmbushet thënia se njëra dorë lan tjetrën e të dyja, lajnë fytyrën.

Paraardhëse

Ilir Demalia zbulon prapaskenat: Basha nuk donte ta përjashtonte! Berishës i ka ardhur e papritur, ja çfarë ndodhi në të vërtet

Pasardhëse

Alfred Lela zbulon se kush do i fitojë zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri

Pasardhëse

Alfred Lela zbulon se kush do i fitojë zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.