• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Fatos Klosi: Meta nuk e bllokon dot qeverinë e re, Berisha është në grahmat e fundit, askush nuk i merr seriozisht thirrjet e tij për revolta

6 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
310
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas prezantimit të qeverisë së re nga kryeministri Edi Rama, Partia Socialiste ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm.

Dy ditë më parë, PS ka dërguar në Presidencë shkresën me propozimin e Edi Ramës si kryeministër dhe tashmë topi ndodhet në fushën e presidentit Ilir Meta, i cili ka dy rrugë ose të nxjerrë dekretin që e mandaton Edi Ramën si kryeministër, ose ta refuzojë atë.

Në të kaluarën, presidenti Meta ka dhënë prova që mund t’i hapë telashe Ramës, siç ndodhi në rastin e refuzimit për të dekretuar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm në qeverinë “Rama 2”. Por për të skanuar më shumë këtë çështje kaq të rëndësishme, gazeta foli dje me ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, theksoi prerë dhe qartë se Meta nuk e bllokon dot qeverinë e re.

“Mendoj se Ilir Meta nuk do ta bllokojë dekretimin e qeverisë së re! Madje dhe miku i tij Nikoll Lesi e zbuloi që Ilir u ngut dhe ka ikur me vrap, duke lënë plazhin në Gjirin e Lalzit dhe shkoi në Presidencë të firmosë dekretin për emërimin e Edi Ramës Kryeministër. Kështu s’besoj se do bllokojë dekretimin e qeverisë së re”, – deklaroi ai.

Berisha është në grahmat e fundit

Duke u ndalur tek thirrjet e ish-kryeministrit Sali Berisha për kushtrim dhe revolta të fuqishme anti-qeveritare në vjeshtë, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi u shpreh se ato janë thirrje dëshpëruese. Sipas tij, Berisha është në grahmat e fundit dhe këtë gjë e tregojnë edhe këto thirrje për revolta.

“Thirrjet e Sali Berishës për kushtrim dhe revolta më kujtojnë atë thënien që thonë italianët “Kolpo Finale” që si kafshët edhe njerëzit në fund kur nuk kanë asnjë shpresë hidhen në sulm për të bërë goditjen e fundit! Edhe puna e Saliut kështu është, që duke qenë se është në grahmat e fundit dhe e sheh që nuk ka asnjë hapësirë, jo për t’u rikthyer në PD, por edhe për të qëndruar aty ku është, natyrisht qe do përdorë kartën e fundit duke iu bërë thirrje njerëzve të vet për t’i ngritur në protesta antiqeveritare”, – u shpreh ai për gazetën “SOT”.

Askush nuk i merr seriozisht thirrjet e tij për revolta

Më tej, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi u shpreh i bindur se ka ikur koha kur qytetarët “çmendeshin” për Sali Berishën dhe i shkonin pas në protesta dhe revolta. Sipas zotit Klosi, sot që flasim asnjë qytetar nuk i merr seriozisht thirrjet e Berishës për revolta.

“Mendoj se nuk ka nga ata që do të përkrahin Berishën në revolta. Askush nuk sakrifikon më për Saliun, pasi e dinë që ai nuk iu bën dot asnjë nder. Kohë më parë kanë sakrifikuar njerëzit për Berishën dhe janë hedhur e përplasur me shtetin për të. Por tani Saliu nuk ua shpërblen më, pasi nuk ka asgjë në dorë dhe unë jam i sigurtë që nuk do ta dëgjojë më askush për t’iu bashkuar thirrjes së tij për revolta e kaos. Sali Berisha tani për mua është personazh historik”, – nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi për gazetën “SOT”.

Paraardhëse

Kapen 35 emigrantë të paligjshëm në Korçë, mes tyre një foshnjë tre muajshe

Pasardhëse

Tritan Shehu kritika për qeverinë e re: Tipike e autokratëve, opozita të reagojë e të bëjë presion për përmirësime

Pasardhëse

Tritan Shehu kritika për qeverinë e re: Tipike e autokratëve, opozita të reagojë e të bëjë presion për përmirësime

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.