• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së Hillary Clinton telefonon kryeministrin Edi Rama, zbardhet biseda e tyre

4 September, 2021
në Botë, Kryesore
0
513
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e së premtes një bisedë telefonike me bashkëshorten e ish-Presidentit Bill Clinton, Hillary Clinton. Gazetari Muhamed Veliu bën të ditur se ish-zonja e parë e SHBA-së e ka telefonuar kryeministrin Rama për t’i shprehur mirënjohjen e saj për strehimin e afganëve në vendin tonë.

“Zonja Clinton përmes kësaj telefonate ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për gatishmërinë dhe kujdesin e treguar në sjelljen në Shqipëri dy ditë më parë të 37 grave dhe vajzave afgane aktiviste të shoqërisë civile, mes tyre edhe ish gazetarja e Tolo TV Behishta Arghand”, u shpreh ky burim për Veliun.

Gjithashtu bëhet e ditur se organizata jo qeveritare Vital Voices, themeluar nga Hillary Clinton dhe ish sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright mundësuan nxjerrjen nga Afganistani të këtyre grave dhe vajzave tashmë të strehuara në vendin tonë.

Organizata Vital Voices prej disa javësh u vu në kontakt me qeverinë shqiptare për të përmbyllur me sukses këtë operacion delikat e të vështirë për nxjerrjen nga Afganisani të këtyre 37 aktivisteve afgane të cilat fillimisht qëndruan në Katar e vijuan udhëtimin drejt Shqipërisë.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama i cili në një intervistë për mediat ndërkombëtare disa javë më parë tha se janë disa organizata të njohura në botë të cilat i kanë kërkuar ndihmë Shqipërisë në strehimin e njerëzve të tyre.

Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 644 qytetarë afganë të cilët kanë punuar në të shkuarën për disa organizata ndërkombëtare si US AID, përfshi gazetarë. Pjesa më e madhe e 644 afganëve, janë akomoduar në Qytetin Studenti në Tiranë por edhe në Durrës e Lezhë, në pritje të procesit të marrjes së vizës së posaçme amerikane SIV.

Paraardhëse

Reja del në konferencë urgjente për shtyp: Duhet të rikuperojmë rezultatin e padrejtë në Poloni

Pasardhëse

A janë bashkë PD-LSI? Flet Petrit Vasili dhe shpërthen edhe ndaj qeverisë së re ‘Rama 3’

Pasardhëse

A janë bashkë PD-LSI? Flet Petrit Vasili dhe shpërthen edhe ndaj qeverisë së re 'Rama 3'

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.