• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ja postet që Rama pritet t’i ndajë me Bashën, nga presidenti e Guvernatori, te Avokati i Popullit dhe kreu i Autoritetit të Konkurrencës

4 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
188
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duket se po shkojnë drejt një fryme të re bashkëpunimi. Të enjten në mbrëmje kryeministri Edi Rama i shtriu dorën kryedemokratit Lulzim Basha, duke deklaruar se është i gatshëm të negociojë për gjithçka me të. Madje, zoti Rama e la të hapur idenë dhe për të ndarë qeverinë. Por derisa të shkohet te kjo e fundit mund të duhet rrugë e gjatë, prandaj pritet që bashkëpunimi të nisë me ndarjen e institucioneve të pavarura. Presidentit Ilir Meta është drejt shkarkimit, por edhe nëse Kushtetuesja nuk merr vendim, në korrik të 2022 atij i mbaron mandati. PS e ka bërë të qartë se presidenti do të zgjidhet në bashkëpunim me opozitën. Pra do të kemi një emër që do të zgjidhet me konsensus, me shumë gjasë një figurë neutrale nga jashtë sistemit politik. Por vitin që vjen ka dhe shumë institucione që duhet të përditësohen me drejtues dhe të gjithë duhet të emërohen nga Kuvendi, ku pritet të kemi një tjetër bashkëpunim PD-PS.

Gazeta ka skanuar disa institucione, krerët e të cilëve iu përfundon mandati së shpejti dhe që pritet që të bëjë bashkë Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste. Kështu, institucioni i parë është Banka e Shqipërisë. Aktualisht ky institucion drejtohet nga Guvernatori Gent Sejko. Por këtij të fundit i mbaron mandati në shkurt të vitit 2022 dhe nuk është çudi që emri i ri të propozohet nga PD-ja. Kjo do të thotë se nëse për pasuesin e Metës në krye të Presidencës mund të kemi konsensus Rama-Basha edhe për emrin e guvernatorit të ri mund të kemi dakordësi mes palëve. Ndërkohë, një institucion tjetër që pritet të çojë palët drejt një “armëpushimi” është Avokati i Popullit. Aktualisht në krye të këtij institucioni është Erinda Ballanca. Zonjës Ballanca i mbaron mandati në krye të AP në maj të vitit 2022. Mirëpo, ajo është katapultuar në këtë post në maj të vitit 2017 dhe u desh pakti Rama-Basha që ajo të vishte kostumin e Avokates së Popullit të Shqipërisë. Kështu që duke qenë se deri më tani ky institucion i është besuar Partisë Demokratike, nuk përjashtohet mundësia që sërish të drejtohet nga një demokrat ose demokrate.

Por përveç Presidentit të Republikës, Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe Avokatit të Popullit, edhe kreu i Autoritetit të Konkurrencës pritet të bëjë bashkë PD-në dhe PS-në. Mandati i kreut të këtij institucioni përfundon vitin tjetër, pra në 2022 dhe nuk përjashtohet mundësia që kryeministri Edi Rama t’i lërë dorë të lirë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mënyrë që të jetë partia e drejtuar nga ky i fundit që të propozojë kreun e ri të Autoritetit të Konkurrencës. Pra, kjo do të thotë se janë gati 4 institucione të rëndësishme që Rama pritet t’ia japë Bashës. Nga ana tjetër, janë edhe disa fusha të tjera për të cilat, shefi i qeverisë mund të negociojë dhe bëhet bashkë me shefin e selisë blu, si emërimi i kreut të ri të Radio Televizionit Publik Shqiptar, reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, apo anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kështu që nisur nga kjo analizë, pritet që të shikojmë një pakt të ri Rama-Basha, si ai i 17 majit të vitit 2017, ku kryesocialisti i dha kryedemokratit drejtimin e disa institucioneve.

Institucionet që PS mund t’i japë PD-së:

1- Presidenti i Republikës.

2- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

3- Avokati i Popullit.

4- Autoriteti i Konkurrencës.

5- Kreun e RTSH.

Paraardhëse

Spartak Ngjela: Berisha antiamerikan i thekur, gabimet e së shkuarës do i kthehen në bumerang

Pasardhëse

PD dhe PS gati të ulen bashkë për reformën territoriale, demokratët tregojnë pikat ku duhet të ndërhyhet

Pasardhëse

PD dhe PS gati të ulen bashkë për reformën territoriale, demokratët tregojnë pikat ku duhet të ndërhyhet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.