• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Riformatimi i organeve të drejtësisë, zbulohen 5 kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nga Sokol Stojani tek Ludovik Doda

4 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
67
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë kanë mbyllur dje aplikimin për anëtarë të rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në dhjetor të këtij viti u mbaron mandati 3 anëtarëve në secilin institucion dhe ka nisur puna për zëvendësimin e tyre. Sa u takon vakancave në Këshillin e Lartë të Prokurorisë kanë aplikuar 5 prokurorë për të qenë pjesë e KLP. Në përfundim të afatit të përcaktuar, 3 shtator 2021, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar prokurorët nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, Deniona Katro, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Zeqir Hoda, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Sokol Stojani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, Elona Alvora prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe Ludovik Doda, prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës.

Ndërkohë, me anë të një njoftimi zyrtar, KLP bën me dije se dje ka zhvilluar një mbledhje, në të cilën këshilli vendosi ndërprerjen e detyrës si drejtues i Prokurorisë së Apelit në Durrës të Ludovik Dodajt, i cili ka garuar për të qenë anëtar i KLP-së. Kështu, Këshilli vendosi me votë unanime caktimin e përkohshëm të Elvin Gokajt, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, pas ndërprerjes së detyrës për prokurorin Ludovik Dodaj. “Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi ndërprerjen e caktimit e përkohshëm të z. Ludovik Dodaj në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Me anë të shkresës drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë me datë 01.09.2021, zoti Dodaj kërkoi ndërprerjen e mandatit si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, për shkak të kandidimit për pozicionin e anëtarit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Gjithashtu, Këshilli vendosi me votë unanime caktimin e përkohshëm të z. Elvin Gokaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, nga data 03.09.2021 – 02.12.2021”, thuhet në njoftim.

Sa u përket vakancave në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë pritet që të dalë me një njoftim lidhur me emrat që kanë aplikuar për të qenë prokuror të KLGJ. Ndërkohë, pak javë më parë edhe Kuvendi hapi garën për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilët janë nga jashtë sistemit. Në një njoftim të publikuar në faqen e Kuvendit, bëhet me dije se Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur vakancat për dy anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas njoftimit, kjo procedurë ndërmerret për shkak se anëtarëve aktual të KLGJ dhe KLP, të cilët janë zgjedhur nga radhët e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë, u përfundon mandati në dhjetor 2021.

Paraardhëse

Keni bërë plane për fundjavën? Ja çfarë pritet të ndodhë me motin pas mesditës

Pasardhëse

Spartak Ngjela: Berisha antiamerikan i thekur, gabimet e së shkuarës do i kthehen në bumerang

Pasardhëse

Spartak Ngjela: Berisha antiamerikan i thekur, gabimet e së shkuarës do i kthehen në bumerang

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.