Sindi Loci disa kohë pas përfundimit të “Përputhen” deklaroi se tashmë ka gjetur dashurinë e saj duke preferuar që të mos e zbulojë identitetin e tij.
Mirëpo, ka disa ditë që në rrjet aludohet se ajo dhe partneri i saj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
E gjithë kjo erdhi si pasojë e disa thënieve të publikuara në Instastory ku shprehej se ishte e zhgënjyer.
Kaq mjaftoi, që ndjekësit ta pyesin atë virtualisht nëse e gjitha kjo është e vërtetë.
Sindi ka treguar se ajo dhe partneri i saj janë më të lumtur se kurrë dhe nuk janë ndarë.
“Unë dhe partneri im jemi duke shijuar çdo moment që kemi mundësi me njëri-tjetrin. Storyt që kam shpërndarë këto ditë nuk kanë aspak lidhje me lidhjen time dashurore. Storyt që i kam bërë tag mamasë sime lidhet me shoqërinë!”, – ka shkruar ajo.
Diskutime rreth kësaj post