• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Afganët në “Qyteti Studenti”: Humbëm gjithçka brenda një nate, në Shqipëri jemi tranzit (VIDEO)

29 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
188
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Oborri i qytezës studentore gumëzhinë nga zhurma e fëmijëve. Janë banorët e rinj të saj. Pas shumë vështirësive 136 burra, gra dhe fëmijë mëngjesin e sotëm kanë mbërritur nga Kabuli në Tiranë.

“Kur lamë aeroportin situata ishte shumë e keqe. Talebanët ishin aty dhe nuk i lejonin njerëzit të hynin në aeroport. Po ndjehemi mirë këtu, të sigurt,” – thotë një afgane për mikrofonin e ABC.

Vetë arritën të largohen nga Afganistani. Streha e përkohshme do të jenë godina 11 dhe 12 në Qytetin Studenti, por kokën e kanë pas.

Komunikimi me të afërmit që kanë lënë në vendlindje duket se është mendimi i parë që i shoqëron.

Jo të gjithë pranojnë të flasin para kameras, por ky gazetar na tregon se ndjehet i humbur.

“Unë jam gazetar. Kam ardhur këtu me gruan. Ndjehem i humbur. Kam lënë pas gjithçka. Kam humbur punën, qytetin, ëndrrat. Kam familjarë të tjerë atje, prindërit, vëllezërit, motrat, kolegët, gjithçka.

Në Afganistan situata është e tmerrshme. Gjithçka ndryshoi në një natë. Grupi terrorist i talebanëve mori fuqinë, kontrollin, më vonë dhe pallatin presidencial. Qeveria hyri në kolaps. Ushtria ishte e fundit që morën në dorë.

Afganistani nisi një kapitull të ri. Afganët ishin shpresëplotë se mund të kishin një të ardhme më të mirë. Ne shkonim në shkollë punë, por gjithçka ka ndryshuar. Që nga fillimi i vitit hap pas hapi nisëm të humbasim gjithçka që kishim arritur,“ – thotë ai.

Gazetarë, studentë, punonjës të shoqërisë civile e familjarë të tyre do të qëndrojnë këtu për një kohë të pacaktuar.

Por nëse do t’i jepej mundësia a do të qëndronin përherë në Shqipëri?

“Nuk di ta them tani. Kam mbërritur këtu mbrëmë. Mund të them që në Shqipëri ne jemi tranzit. Mund të lëvizim në një tjetër vend, ndoshta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,“ – shprehet ai.

Një perimetër sigurie rrethon banesën e tyre të re. Dy policë nuk lejojnë të hynë të huajt. Një patrullë është gjithnjë në qarkullim. Ndërkohë menca dhe qendra shëndetësore aty pranë vijojnë të qëndrojnë të hapura.

Ndërsa këta shtetas afganë po nisin një jetë të re në Qytetin Studenti në Tiranë, 46 të tjerë po këtë të dielë u vendosën në Prestige Resort në Durrës. /abcnews

VIDEO:

Paraardhëse

Kryetari i Kuvendit mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të këngëtarit Sherif Merdani

Pasardhëse

“Mbi të gjitha jemi miq”, Kerem i konfuzon të gjithë me deklaratën për Handen

Pasardhëse

“Mbi të gjitha jemi miq”, Kerem i konfuzon të gjithë me deklaratën për Handen

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.