• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Haradinaj flet për Ramën: Është vëllai im, edhe mund të ketë pasur tejkalime në komunikim

28 August, 2021
në Kosovë, Kryesore
0
102
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Është komentuar shumë se çfarë ndodhi në të vërtetë në takimin e Berlinit, ku është thënë se pati një debat të ashpër midis ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Por a janë thënë vërtetë, çfarë ndodhi në Berlin?

“Jo, jo, nuk praktikohet një gjuhë e tillë me ata udhëheqës. Në biseda të ndërsjella me kryeministrin ose me ndonjë edhe mund të kem tejkaluar ndonjë komunikim, mund ta kem bërë, se njerëz jemi, nëse debatojmë. Por nuk kanë qenë pjesë e diskutimit me takime zyrtare, komunikimeve zyrtare me palë zyrtare” tha Haradinaj.

“Unë besoj që do të tregoj respekt, nuk jam njeri i parespektueshëm në komunikim. Edhe nëse përdor një gjuhë apo një qasje, mund të kem arsyet e duhura, nuk e bëj rastësi apo koicidencë, po nëse rrethanat më krijohen të tilla, po” tha ai.

Haradinaj pohon se nuk flet me kryeministrin e Shqipërisë, megjithatë e konsideron vëlla shqiptar, si konsideron çdo kryeministër të këtij vendi.

“Unë ka një kohë që nuk kam pas as takim, as diskutime dhe ndonjë temë të hapur me kryeministrin (Rama). Jam në opozitë prej një vit e ca. Jam me disa detyra të natyrave të tjera. E pashë se ai e kishte ndërlidhur në një rast, përvojën gjatë kohës që unë isha kryeministër, të komunikimeve të atëhershme, m’u duk e paarsyeshme. Kanë kaluar edhe kohë që atëherë, janë tema dhe rrethana të tjera.

E vërteta është që unë kam bërë kujdes në komunikim me të gjitha palët, njihem për një qasje të respektueshme me palët edhe kur nuk pajtoj. Por detyra ime në bazë të Kushtetutës së Kosovës është që të mbroja territorin, sovranitetin dhe interesat e Kosovës” tha ai.

Por a ka ndikuar retorika mes politikanëve në marrëdhëniet me shqiptarëve? “I shoh të nxehta (raportet), por nëse bën me e shpjeguar, se 1.3 milionë kemi ardhur në Shqipëri nuk na ka penguar retorika e politikës sepse jemi një, familje.

Shqipëria jo vetëm destinacion për ne, por edhe ndjejë. Më vjen keq për retorikat politike të panevojshme. Goran Bregoviçi? Retorikë e panevojshme. Nuk e kuptoj përse po gabojmë, nuk besoj se duhet të ndahemi në ato që e duan dhe nuk e duan Shqipërinë. Jemi të gjithë shqiptarë” deklaroi ai

Paraardhëse

Anita Haradinaj i futet botës së televizionit? Fotoja me Ed Manushin i thotë të gjitha (FOTO)

Pasardhëse

Vokshi flet për reformë në Shëndetësi: Shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i Ramës

Pasardhëse

Vokshi flet për reformë në Shëndetësi: Shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i Ramës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.