• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dha dorëheqjen nga mandati, Flutura Açka del me një mesazh të fortë për Mark Markun

28 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
17k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Flutura Açka, nëpërmjet një shkrimi të bërë në rrjetet sociale, shkruan se e ka ndjekur me trishtim skizmën psikike që ka ndodhur pasi Mark Marku bëri publik vendimin e tij Flutura Açka i ka dalë në mbrojtje Mark Markut për vendimin që mori për tu dorëhequr nga mandati.

Situata kaotike/ Mbi 170 persona humbën jetën në sulmet terroriste në aeroportin e Kabulit
Policia me dorë të fortë, kontrolle blic në disa akse rrugore. Ja çfarë u zbulua për pesë net rresht
“Mirditorët nuk dorëzohen kurrë”, Stresi shpërthen keq ndaj Mark Markut: Kam pasur respekt, por truri qenka…
Më tej, ajo shton se dorëheqja e Markut nuk mund të quhet braktisje pasi është një qëndrim personal, i komentueshëm por jo i pagjykueshëm.

Shkrimi i Açkës:

“Poplat mbi Markun i ruani për bishën “Nëse unë dhe bota nuk shkojmë mirë, botës i duhet të ndryshojë”, thotë një shprehje që shpesh më ndihmon të pranoj, se kur them një fjalë a bëj një veprim për të cilët jam e bindur se kam të drejtë, t’i shkoj atyre deri në fund. Po e ndjek me trishtim skizmën psikike që po ndodh pas dorëheqjes së Mark Markut dhe nga të dyja anët ka nga ata që i largohen thelbit të pastër të kësaj ikjeje. Nuk është braktisje, është një qëndrim personal, i komentueshëm, por jo i pagjykueshëm, kur është fjala për njerëz me integritet si profesor Marku. Do ta gjykoja, nëse do të gjeja dikë që t’i afrohej luftës opozitare të palodhur të tij nga jashtë deryrës politike, që do të thotë se ka qenë e drejtë, apolitike dhe e përgjegjshme.

Do ta gjykoja po ta kishte lënë në mes fushatën e vështirë të zgjedhjeve, me një kundërshtar të pabesë, të dhunshëm dhe pa principe politike. Do ta gjykoja po të bënte sikur të mos e dinte se me çfarë dileme politike, morale, ligjore dhe etike hyn Opozita në parlament në shtator. Marku Marku ka integritet mjaftueshëm për vete dhe ata që pësuan skizmë mentale nga ngjarja. Mjaft që të analizojnë me qetësi. Të vetmen gje që gjykoj, është pafatësia jonë prej mungesës së një figure me personalitet të lartë në një front aq të rëndësishëm të luftës opozitare siç është Parlamenti dhe personalisht mungesën e një kolegu të vyer, nga i cili ke çfarë dhe si të mësosh të bësh opozitë.

Sa për veten, nuk do ta miratoja aktin e tij, pasi beteja duhet vazhduar, por nuk gjej të drejtë ta këshilloj. Nuk besoj as ai nesër të tjerët që mendojnë ndryshe prej tij në rrethana të caktuara. Ndaj, të nxituarit, e mësuar t’i gjykojnë veprimet e tjetrëve nga kuti i tyre, është mirë t’i ruajnë poplat e sulmit të tyre për “bishën” e vërtetë, që është në fakt një zogori që vodhi vullnetin e shqiptarëve në zgjedhjet e fundit dhe po ua vjedh shqiptarëve çdo ditë frymën nga pak, e nga shumë.”-shkruan Acka,

Paraardhëse

PD në udhëkryq, Berisha gati tensionimin e situatës në rast përjashtimi, Basha i pavendosur për largimin e paraardhësit nga partia

Pasardhëse

“Mirditorët nuk dorëzohen kurrë”, Stresi shpërthen keq ndaj Mark Markut

Pasardhëse

“Mirditorët nuk dorëzohen kurrë”, Stresi shpërthen keq ndaj Mark Markut

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.