• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Jam dakord përgjithësisht me atë që tha, por jo me atë që bëri”, Roland Bejko del me reagimin e papritur pas dorëheqjes së Mark Markut

27 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
495
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Roland Bejko ka reaguar për dorëheqjen e Mark Markut si deputet. Bejko shkruan se është dakord me atë që tha Mark Marku, por jo me atë që bëri.

Postimi i plotë:

“Jam dakord përgjithësisht me atë që tha, por jo me atë që bëri prof.Marku Marku!

Dorëheqja e Mark Markut duhet lexuar qartë nga Kryetari i PDSH dhe mbi këtë arsye duhet reflektuar në të ardhmen nëse vërtet PD është e dëshiron vërtet të jetë aty për të mbrojtur e përfaqësuar interesat e demokratëve dhe shumicës së shqiptarëve, dhe jo thjesht të një elite të saj malinje, të korruptuar, të amortizuar, të konsumuar që prej 30 vjetësh i ka hipur si çiban në qafë dhe po i pi gjakun atij trupi politik që është sendërtuar falë mundit e sakrificave të mijëra e mijëra demokratëve që nga 1990 e deri më sot, ku jo pak prej tyre e kanë paguar me jetë këtë angazhim.

Kush e do PD dhe ka respekt për demokratët e sakrificat e tyre, duhet që interesi i përgjithshëm të prevalojë mbi atë personal, ose e thënë ndryshe, interesi personal duhet të jetë në koherencë me interesat e përgjithshme të familjes politike.

Kjo duhet të fillojë që nga Kryetari, ish Kryetari dhe të shkojë deri te anëtari më i thjeshtë.

Me Partinë Demokratike duhet bërë politikë, dhe jo biznes. Ajo duhet parë si një laburator idesh, mesazhesh, aksione politike, dhe jo si një punishte artizanale që prodhon para dhe të mira materiale.

Në fakt, profesor Mark Marku s’bëri gjë tjetër, veçse shprehu me zë dhe me akt, atë që shumë të tjerë nga nivelet e larta tek më të ultat në PD, e mërmërisin kafeneve, por nuk kanë guxim ta thonë me zë të lartë.

Jam dakord përgjithësisht me ato që tha, por jo me atë që bëri Marku, pra jo me dorëheqjen.

Beteja të tilla duan çuar deri në fund. Unë vazhdoj të besoj se përpjekjet nga brenda mund të jenë më efikase për demokratizimin e PD-së, se sa kritikat nga jashtë, studiove e gazetave.

Dorëheqja në vetvete krijon një lloj sensibilizimi të lartë disaditor, pastaj ngelet thjeshtë si një referencë e një akti fisnik në historinë politike në përgjithësi, ose harohet fare.

Në fakt, me sa kam parë, largimi i tij i ka gëzuar shumë malinjët brenda PD-së, se sa t’i ketë bërë mendjet racionale të mendohen.

Gjithsesi, dorëheqja është një akt burrëror, që na krijon idenë se ky vend, ka shpresë që mund të bëhet një ditë ashtu siç e dëshirojnë shumica e shqiptarëve.” – shkruan Bejko.

Paraardhëse

Dorëheqja e Mark Markut, Kreshnik Spahiu zbulon çfarë fshihet pas kësaj dhe bën deklaratën e fortë

Pasardhëse

Mandati i tretë qeverisës! Vijnë ndryshimet më shpejt seç pritej! Edi Rama bën lëvizjen urgjente. Ja çfarë do të ndodhë në orën 19:00

Pasardhëse

Mandati i tretë qeverisës! Vijnë ndryshimet më shpejt seç pritej! Edi Rama bën lëvizjen urgjente. Ja çfarë do të ndodhë në orën 19:00

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.