• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Greqi-Shqipëri, rruga e afganëve drejt Europës, refugjati që u kap në kufi: Duam të ikim në Gjermani

26 August, 2021
në Kryesore, Rajon
0
87
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Grupe refugjatësh afganë në një numër të vogël hyjnë në mënyrë të paligjshme nga Greqia në Shqipëri çdo muaj me synimin për të udhëtuar drejt vendeve europiane përmes së ashtuquajturës “rruga ballkanike”.

Më parë rruga e refugjatëve që donin të arrinin vendet e Europës perëndimore nga Turqia dhe Greqia kalonte në Bullgari , Maqedoni, Serbi dhe Hungari për të shkuar drejt Gjermanisë dhe Austrisë,ndërsa tani një pjesë e grupeve të refugjatëvekalojnë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja.

Ndryshe nga refugjatët e tjerë afganët janë ndër të vetmit që udhëtojnë në familje të mëdha, shpesh me një numër të madh fëmijësh dhe edhe kur kërkojnë azil në Shqipëri synojnë ta përdorin atë për të fituar kohë deri në largimin drejt vendeve europiane.

Sajad, është njëri prej refugjatëve që së bashku me gruan e tij dhe katër bashkëkombas,dy burra dhe dy gra, u ndaluan kësaj jave në kufirin shqiptaro grek nga shërbimet kufitare shqiptare dhe të FRONTEX.

Sajad , duke treguar shenjat e gërvishtjeve të lehta në këmbë nga shkurret, tha se kishte mbërritur afër kufirit shqiptar me transport publik dhe për dy ditë kishte kaluar me bashkëkombësit e tij në këmbë gjatë natës dhe ditës kufirin e gjelbër duke mos u pikasur nga rojet e kufirit.

Sajad, me një anglishte mjaft të mirë i tha Zërit të Amerikës se kishte studiuar dhe banuar në Kabul dhe se donte të jetonte në paqe duke punuar por këtë nuk mund ta bënte në vendin e tij. Pjesëtar i komunitetit Taxhik, Sajad tha se kishte punuar në Kabul për Kompani amerikane No Lemon dhe para gati dhjetë muajsh kishte vendosur të emigronte në Europë së bashku me gruan në një udhëtim të mundimshëm duke përshkuar disa vende.

Ai tha se e la Afganistanin gati 10 muaj më parë duke përshkuar kufirin Afanistan –Pakistan, më tej Pakistan –Iran , më pas Iran Turqi , duke kaluar për në ishujt grekë dhe duke përfunduar në kryeqytetin grek Athinë. Ishte një udhëtim gati dy muaj tha ai dhe shpesh herë me rreziqe kur kaloje nga një kufi në tjetrin.

“Kur mbërritëm në Greqi autoritetet greke na regjistruan në kampnë Kretë dhe pas një periudhe u zhvendosëm në Athinë ku qëndruam për gjashtë muaj” , thotë Sajad . “Interesoheshim gjithmonë për statusin tonë dhe merrnim si përgjigje “është periudha e pandemisë së koronavirusit, nuk mund të trajtojmë kërkesat për azil, nuk mund t`ju japim dokumente”.

“Ishim të sigurtë dhe të qetë në Greqi, nuk na kërcënohej jeta, por kishim nevojë të punonim, të ushtroja dijet e mija që mora në universitetdhe jo të flinim në park apo në rrugë”,
thotë Sajad. “Ndaj zgjodhëm thotë ai , të udhëtojmë më tej drejt kufirit shqiptar me synim Gjermaninë apo Zvicrën”.

Sipas autoritetetev greke rreth 40 mijë afganë jetojnë në Greqi një pjesë me lejeqëndrimi dhe një pjesë tjetër pa dokumente. Që pas firmosjes dy vjet më parënga qeveria greke me qeverinë afgane të marrëveshjes së ripranimit një numër i madh afganësh synuantë udhëtojnë drejt Shqipërisë me qëllimin për të kaluar drejt vendeve europiane. Ndërkohë Greqia i ka pezulluar operacionet e riatdhesimit të refugjatëve të parregullt afganë prej situatës së fundit në Afganistan.

Sipas Institutit shqiptar të Statistikave në vitin 2019 në territorin shqiptar hynë nga Greqia 541 afganë duke u renditur të katërtit, sipas vendit të origjinës në numrin e personave që hynë në mënyrë të parregullt në Shqipëri. Edhe në vitet e mëparshme shifrat për shtetasit afganë varionin nga 200-400 persona në vit ndërkohë që numri i azilkërkuesve nga Afganistani ishte shumë më i vogël.

Por ëndërra e Sajad për të kaluar drejt vendeve perëndimore është ndërprerë në kufirn shqiptaro grek. Pasi ata janë gjetur nga rojet shqiptare dhe ato europiane të kufirit FRONTEX pak kilometra nga kufiri grek në territorin shqiptar me dokumente jo të rregullta hyrjeje dhe pas procedurës së shqyrtimit nga oficerët e emigracionit 6 afganët mes të cilëve Sajad dhe bashkëshortja do të rikthehen në Greqi me urdhër largimi.

Shqipëria i ka dekurajuar përpjekjet e refugjatëve që hyjnë në mënyrë jo të rregullt nga Greqia pasi vendi nuk mund të përdoret si tranzit për të kaluar drejt një vendi tjetër ndërkohë që Greqia, vendi nga ata kanë hyrë, si një anëtar i Bashkimit Europian ofron për ta siguri dhe kushtet normale të jetesës.

Paraardhëse

UEFA shpall më të mirët e vitit, triumfojnë futbollisti dhe trajneri i Chelseas

Pasardhëse

Sako: Shteti i zhytur në borxhe të mëdha, taksat rriten përditë

Pasardhëse

Sako: Shteti i zhytur në borxhe të mëdha, taksat rriten përditë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.