• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çfarë pritet në shtator? Analisti i njohur flet për parlamentin e ri, tregon ç’do të ndodhë

24 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
197
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka folur për pritshmëritë e Parlamentit të ri, që i nis punimet e saj në shtator. Ai tha se aktiviteti në të do të jetë më interesant me përfshirjen e opozitës. Gjithashtu, ai nënvizoi se PS është e lidhur me oligarkët, ndërsa PD dhe LSI sipas tij, janë duke u pastruar nga ky proces.

“Parlamenti i ri mund të jetë më interesant, sepse pas një farë kohe kemi një opozitë që e quan veten si opozita e vërtetë, në krahasim me opozita kukull që u përdor nga Rama për disa gjëra të dëmshme në përgjithësi. Shoh një opozitë të dobët, të frustruar, të kompleksuar. Kemi plot gjëra që ndodhin dhe kryetari i PD nuk thotë asgjë. Ka ngjarje pafund që duhet të dëgjojmë dhe një zë tjetër përveç asaj të qeverisë. Sa i përket qeverisë, do të shohim ato kukullat e radhës që do të vendosë Rama në qeveri. Disa flasin për konflikte brenda PS, grupime të ndryshme, por besoj se ata janë përgjithësisht të nënshtruar ndaj vullnetit kryesor. Edhe vetë qeveria, ministrat, nuk janë vendimmarrësit. Vendimmarrja bëhet në tryeza jashtë qeverie midis kryeministrit dhe ndoshta një grupi të ngushtë njerëzish të tij dhe të gjithë ata që i quajmë oligarkë, krim të organizuar. Ata vendosin, të tjerët janë aty sa për figurantë. Kemi institucione fasadë si puna e atyre në Afganistan, që 300 mijë ushtarë të armatosur me armatim amerikan u mundën nga 50 mijë talebanë.

LSI-ja sipas mendimit tim ishte targeti i radhës i zhdukjes si opozitë nga Rama dhe rilindasit dhe ja kanë arritur qëllimit. Sigurisht kjo s’është meritë vetëm e Ramës, por edhe se vetë LSI-ja ka qenë një parti e sistemit e ndërtuar mbi lidhjet, të fortët, të pasurit dhe ku i gjithë pushteti shkoi me një parti, e nga ana tjetër partia tjetër e vogël LSI-ja në këtë rast ka pak lidhje me njerëzit, përveç zërave që ngrinte si proteste për lidhjet që ndërtonte si parti e një grupimi social, ekonomik etj etj. Ne kemi pasur vetëm parti oligarkësh, të pasurve. Në këtë proces LSI, u pastrua, PD është në pastrim e sipër. Nëse nuk ndryshon si parti, që do të thotë të jetë parti që del nga ky lloj sistemi që thashë, siç ka qenë. A mbani mend 4 a 5 oligarkë që kanë qenë me PD e kanë qenë kryesore. E Rama i thoshte që ‘po mirë, flisni për oligarkë, por këta kanë qenë me juve, tani janë me Ramën të gjithë.

Siç i kanë ikur këta, i kanë ikur dhe të tjerë. Ky ishte procesi. Nëse partia mbështetet te këta të pakët që janë besnikë në thonjëza, sepse ata janë lidhur me qeverinë, sepse s’kemi ndërtuar ekonomi të pavarur, por kemi krijuar ekonomi mes parave publike, formave korruptive. Nëse levat i ka partia në pushtet, kjo është zhdukja e partisë, sepse nuk arrin të konkurrojë me të, e as t’i shkojë të mbështetet te populli për të bërë përfaqësimin e atyre që janë të përfaqësuar”, tha Lubonja.

Paraardhëse

Yuri Kim del me deklaratë të fortë, i jep mesazhin e qartë Rusisë

Pasardhëse

Bllokohet jahti me 11 persona në bord në Gjirin e Gramës, lëshon alarmin SOS: Ç’po ndodh?

Pasardhëse

Bllokohet jahti me 11 persona në bord në Gjirin e Gramës, lëshon alarmin SOS: Ç’po ndodh?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.