• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Zbardhet sondazhi: Amerikanët nuk besojnë se ia vlente të zhvillohej lufta në Afganistan

19 August, 2021
në Botë, Kryesore
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një shumicë e konsiderueshme amerikanësh nuk besojnë se ia vlente të zhvillohej lufta në Afganistan ndërsa janë më të ndarë mbi trajtimin e politikës së jashtme dhe çështjeve të sigurisë kombëtare nga ana e Presidentit Joe Biden. Gjetjet kanë dalë nga një sondazh i agjencisë së lajmeve “Associated Press” dhe Qendrës Kërkimore NORC.

Rreth dy të tretat thonë se nuk mendojnë se ia vlente të zhvillohej lufta më e gjatë në të cilën janë përfshirë SHBA-të jashtë vendit. Ndërkohë, 47% e tyre e mbështesin mënyrën se si Presidenti Biden i ka menaxhuar çështjet ndërkombëtare dhe 52% i japin atij mbështetje mbi çështje të sigurisë kombëtare.

Sondazhi u krye mes datave 12 deri në 16 gusht ndërsa lufta dydekadëshe në Afganistan përfundoi me rikthimin e talebanëve në pushtet dhe kapjen e kryeqytetit të vendit, Kabulit. Zoti Biden është përballur me kritika nga të dyja palët në Uashington për nxitjen e një krize humanitare, duke qenë i papërgatitur për shpejtësinë e përparimit të grupit taleban.

Presidenti e ka qëndruar vendimit të tij për t’u larguar nga Afganistani, dhe ka këmbëngulur se nuk do të lejojë që lufta të vazhdojë pafundësisht gjë me të cilën sipas tij pajtohen shumë amerikanë. Rreth dy të tretat sugjerojnë se dhe lufta në Irak që përkoi me Afganistanin ishte një gabim. Republikanët kanë disi më shumë gjasa se demokratët të thonë se luftërat në të dy vendet duheshin zhvilluar. Rreth 4 në 10 republikanë thonë po, krahasuar me rreth 3 në 10 demokratë.

Rreth gjysma e amerikanëve thonë se janë jashtëzakonisht ose shumë të shqetësuar për kërcënimin që paraqesin ndaj Shteteve të Bashkuara grupet ekstremiste që ndodhen jashtë vendit, rreth një e treta kanë një shqetësim normal. Vetëm rreth 1 në 10 amerikanë thonë se nuk janë të shqetësuar. Por rreth 20 vjet pas sulmeve të 11 shtatorit që nxitën luftën në Afganistan, një numër më i madh amerikanësh thonë se sipas perceptimit të tyre kërcënimet kryesore ndaj sigurisë kombëtare vijnë nga brenda vendit.

Rreth dy të tretat thonë se janë jashtëzakonisht ose shumë të shqetësuar për kërcënimin që vjen nga grupeve ekstremiste brenda Shteteve të Bashkuara. Rreth një e katërta janë disi të shqetësuar dhe rreth 1 në 10 nuk janë të shqetësuar.

Republikanët dhe demokratët i shohin kërcënimet që paraqesin grupet ekstremiste jashtë Shteteve të Bashkuara në mënyrë të ngjashme: rreth gjysma janë jashtëzakonisht ose shumë të shqetësuar. Por demokratët kanë më shumë gjasa sesa republikanët të jenë shumë të shqetësuar për kërcënimin që paraqesin grupet ekstremiste, 75% me 57%.

Paraardhëse

Sassoli: Bashkimi Europian duhet të pranojë refugjatët afganë

Pasardhëse

Greqia ngre gardhin, Turqia shprehet për kaosin në Afganistan: Nuk do të bëhemi depo e emigrantëve evropianë

Pasardhëse

Greqia ngre gardhin, Turqia shprehet për kaosin në Afganistan: Nuk do të bëhemi depo e emigrantëve evropianë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.