• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Mali i Zi zbulon se refuzon të strehojë afganët: Nuk i pranojmë as përkohësisht

19 August, 2021
në Kryesore, Rajon
0
161
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mali i Zi bëhet me dije se ka refuzuar të strehojë popullin afgan. Në një deklaratë për mediat, ministria e Jashtme e Malit të Zi tha se shteti i tyre nuk është i detyruar t’i pranojë ata qoftë kjo edhe përkohësisht. Në këtë fazë, Mali i Zi refuzon të pranojë refugjatë afganë, ashtu siç është raportuar edhe në media, përfundon deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Teksa kanë mbështetur deklaratën e DASH, që rrugët, aeroportet dhe pikat kufitare të mbeten të hapura për të gjithë ata që duan të largohen nga Afganistani, të lejohen ta bëjnë këtë.

“Mali i Zi nuk do të presë asnjë refugjat afgan që largohet nga vendi pasi talebanët morën kontrollin e Kabulit”-tha të mërkurën Ministria e Jashtme e Malit të Zi. Në një njoftim për shtyp, ajo konfirmoi se Mali i Zi mbështeti një deklaratë në të cilën rreth 60 vende u bënë thirrje autoriteteve të reja “të respektojnë dhe lehtësojnë largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi”. Por shtoi se Mali i Zi “nuk ishte i detyruar të pranonte përkohësisht banorët e Afganistanit që ndihmuan forcat aleate, pasi asnjë detyrim i tillë nuk parashikohet nga kjo deklaratë”.

“Mali i Zi ka mbështetur nismën, e cila bën thirrje që të gjithë ata që duan të largohen nga vendi të lejohen ta bëjnë këtë, duke përfshirë nevojën që rrugët, aeroportet dhe pikat kufitare të mbeten të hapura,” konfirmoi njoftimi për shtyp. Sidoqoftë, Mali i Zi, “në këtë fazë, nuk do të pranojë refugjatë siç thuhet në mënyrë arbitrare në disa media, kështu që ne theksojmë se kjo temë duhet të raportohet me ndjeshmëri të veçantë për hir të saktësisë në informimin e publikut”.

Mali i Zi mori pjesë në forcën aleate paqeruajtëse në Afganistan nga viti 2010 , dhe vendosi një total prej 557 personash personel të ushtrisë atje në 21 rotacione kontigjente. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, që nga viti 2010, 2,000 trupa nga ushtria malazeze morën pjesë në misionet ISAF ose dhe ato të drejtuara nga NATO. Mali i Zi shpenzoi rreth 2 milion euro në vit, ose rreth 20 milion euro në total, në këto misione afgane.

Paraardhëse

Shehu bën deklaratën e papritur: Talebanizmi do të ngelet gjithmonë një “egërsirë” e krijuar dhe orientuar për të “shqyer” njerëzimin e vlerat e tij

Pasardhëse

Pochettino ia shkarkon përgjegjësinë klubit kur pyetet për të ardhmen e Kylian Mbappe

Pasardhëse

Pochettino ia shkarkon përgjegjësinë klubit kur pyetet për të ardhmen e Kylian Mbappe

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.