• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Biden: Nuk besoj se talebanët kanë ndryshuar

19 August, 2021
në Botë, Kryesore
0
34
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden gjatë një adresimi lidhur me krizën në Afganistan. Uashington, 16 gusht 2021.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se ai nuk beson se talibanët kanë ndryshuar dhe se, sipas tij, ata tani po kalojnë nëpër një “krizë ekzistenciale” lidhur me atë nëse duan legjitimitet në skenën botërore pasi morën pushtetin në Afganistan. Kur u pyet gjatë intervistës për ABC – që u transmetua më 19 gusht – se nëse ai beson që talibanët kanë ndryshuar, presidenti Biden u përgjigj: “Jo”.

“Mendoj se ata po kalojnë nëpër një krizë ekzistenciale lidhur me atë nëse duan që të njihen nga komuniteti ndërkombëtar si qeveri legjitime. Nuk mendoj se ata duan një gjë të tillë”, tha Biden.

Fuqitë perëndimore po përballen me vendimin se a duhet të merren me talibanët, të cilët i kanë luftuar për pothuajse 20 vjet, pasi militantët më 15 gusht morën nën kontroll Kabulin, pas një ofensive të shpejtë ushtarake, ku morën nën kontroll shumicën e provincave afgane. Marrja nën kontroll e Afganistanit nga talibanët ka rritur frikën se grupi fundamentalist do të rikthejë udhëheqjen brutale.

Liderët talibanë kanë thënë se ata duan paqe dhe një qeveri gjithëpërfshirëse – në suaza të parimeve të Islamit. Ata po ashtu janë zotuar se nuk do të hakmerren ndaj kundërshtarëve dhe do të respektojnë të drejtat e grave, bazuar në ligjin islam.

Presidenti amerikan, Biden tha se kërcënimi nga al-Kaida dhe organizatat e lidhura me të “është më i madh në pjesë të tjera të botës sesa në Afganistan”, duke shtuar se bota nuk mund të injorojë “problemet në horizont” që paraqesin bashkëpunëtorët e al-Kaidës në Siri dhe në Afrikën Lindore, ku ai tha se kërcënimi për Shtetet e Bashkuara “është dukshëm më i madh”.

Biden po ashtu u pyet edhe për shqetësimet lidhur me trajtimin e grave dhe vajzave në Afganistan dhe ai tha se forca ushtarake nuk është përgjigja për këtë çështje.

“Ideja që ne të jemi në gjendje të rregullojmë çështjen e të drejtave të grave në mbarë botën përmes forcës ushtarake nuk është ide racionale. Ka shumë vende të botës ku gratë shtypen. Mënyra se si duhet ta trajtojmë këtë çështje është që të bëjmë presion ekonomik, diplomatik dhe ndërkombëtar mbi ta, në mënyrë që ata të ndryshojnë sjelljen”, tha Biden.

Sipas Ligjit të Sheriatit, që talibanët imponuan kur udhëhoqën Afganistanin nga viti 1996 deri më 2001, grave dhe vajzave iu ndalua shkollimi dhe punësimi. Po ashtu, gratë dhe vajzat ishin të detyruara që të mbuloheshin plotësisht gjatë daljes në publik dhe nuk mund të dilnin nga shtëpia pa shoqërinë e një të afërmi mashkull.

Më 18 gusht, Biden po ashtu ka thënë se forcat amerikane mund të qëndrojnë në Kabul edhe përtej 312 gushtit, që është data kur trupat amerikane duhet të tërhiqen nga Afganistani. Qëndrimi më i gjatë në Kabul mund të ndodhë me qëllim që të evakuohen të gjithë shtetasit amerikanë.

Paraardhëse

Pasi i mbaroi mandati, deputeti bën deklaratën që i habit të gjithë, kërkon të blejë klubin e njohur të futbollit, por Rama e nxjerr “blof”

Pasardhëse

Nusja me fustan të bardhë në fotografinë që mbulohet me ngjyrë në Kabul është Beatrix Ramosaj (FOTO)

Pasardhëse

Nusja me fustan të bardhë në fotografinë që mbulohet me ngjyrë në Kabul është Beatrix Ramosaj (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.