• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tritan Shehu godet amerikanët: Pas dështimit në Afganistan të ndryshojnë sjellje në Shqipëri, boll luajtën rolin e “strucit”

19 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
432
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri dhe deputeti, Tritan Shehu ka sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhvillimet në Afganistan. Përmes një analize ai ka bërë një krahasim me Shqipërinë ku u tërheq veshin amerikanëve duke kërkuar që të marrë shembull Afganistanin dhe të ndryshojë sjellje ndaj Shqipërisë.

Shehu u shpreh se SHBA ka mbyllur sytë në Afganistan duke pranuar një regjim e duke mbështetur një qeveri të korruptuar. Sipas Shehut ky është një fenomen që ndodh me popujt që nuk kanë demokraci duke marrë si shembull Shqipërinë.

“Në këto vite, Perëndimi, diplomatët e tij mbyllën sytë, heshtën, pranuan një regjim të deformuar për hir të një stabiliteti virtual, që përfundoi ashtu si përfundoi. Për hir të kësaj u pranua e u mbështet një Qeveri e korruptuar, e lidhur me krimin, trafiqet, drogën. U tolerua një regjim i tillë që ndërtonte “saraje të arta” në atë vend ku mbizotëronte droga, ku nuk kishte sistem social, që pa dyshim kështu do të shkëputej nga njerëzit e ata nuk do të luftonin për atë, edhe përballë talebanëve. Edhe kjo është e vërtet, ky fenomen ndodh me popujt e nëpërkëmbur, veçanërisht aty ku demokracia, vlerat e vërteta nuk janë akoma rrënjosur në ADN e tyre, siç është ai vend, por dhe Shqipëria me një histori të rëndë qindra vjeçare pushtimesh lindore e diktatura”, – tha ai.

Shehu akuza diplomatëve nga SHBA

Po ashtu Shehu vijoi me akuzat ndaj SHBA duke thënë se si Amerika ashtu edhe diplomatët e saj luajnë rolin e “strucit”. Ai tha se diplomatët mbyllin sytë përpara realitetit shqiptar, pasi nuk shohin as drogën e as raportet mbi çështjet problematike në Shqipëri. Sipas Shehut, vendi ynë ka një nivel të pjekur demokracie por veprimet e SHBA sjellin pasoja negative në zhvillimin e vendit.

“Dhe në ngjashmëri me atë histori afgane, brenda këtij realiteti shqiptar fatkeqësisht takon shpesh dhe një Perëndim, diplomatë, që jo rrallë e pranojnë si zgjidhje pragmatike “gjethen e fikut” të regjimit, duke luajtur rolin e “strucit”, nuk shohin as kanabisin kur ai lulëzon, nuk përmendin as raportet zyrtare të agjencive te ndryshme etj, apo ndonjëherë edhe më keq, gjë që pa asnjë dyshim ka pasoja thellësisht negative për zhvillimet, në një ambient me mentalitet e nivel pjekurie demokratike, siç është Shqipëria”, – u shpreh Shehu.

Ish-ministri gjithashtu tha se qeveria jonë ka rrëshqitur drejt autokracisë çka ka bërë të mundur degradimin e vendit. Ai u shpreh se një gjë e tillë ka rritur pesimizmin dhe kjo sipas tij ka sjellë braktisje masive të vendit.

“Kjo më duket si një “deja vu” e Shqipërisë me regjimin e saj sot, qeverisjen tonë këtu, me rrëshqitjen drejt autokracisë, lidhjeve me krimin, thellimin galopant të varfërisë, degradimit që pa dyshim rrisin pesimizmin shkatërrues. Ne këtë mënyrë e gjithë kjo tablo përmbyllet tek ne me braktisjen masive të vendit nga mungesa e shpresës, e vullnetit qytetar për tju kundërvënë të keqes e shpëtuar këtë vend, ashtu siç po ndodh”, – tha ish-ministri.

Paraardhëse

Kushtetuesja nxjerr të dhënat, shkarkimi i Metës në dorë të Mbledhjes së Gjyqtarëve, në shtator votohet për kalimin në seancë plenare

Pasardhëse

U arrestua nga SPAK, Apeli i GJKKO-së merr vendimin për juristen e Bashkisë së Lushnjës

Pasardhëse

U arrestua nga SPAK, Apeli i GJKKO-së merr vendimin për juristen e Bashkisë së Lushnjës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.