• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Arben Malaj tregon se çfarë mund të përfitojnë bizneset dhe universitetet shqiptare nga ardhja e afganëve në Shqipëri

18 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
203
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Arben Malaj ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri. Ai është shprehur se biznesi dhe universitetet shqiptare duhet të përfitojnë nga ardhja e afganëve në Shqipëri, të cilët janë një kontigjent njerëzor me aftësi të veçanta, të mirë trajnuar si përkthyes, menaxherë, ekspertë IT-je dhe në sigurinë kibernetike.

REAGIMI I PLOTË

“Shqipëria duhet të shfrytëzojë pozitivisht çdo mundësi për të zgjeruar gjeografinë e dashamirësisë dhe fisnikërisë së saj. Këta individë dhe këto familje që po “perfitojne” nga kultura shqiptare e certifikuar ne historine e saj se “Shtëpia e shqiptarit eshte e mikut dhe zotit”, mund të jenë ura të rëndësishme për të ardhmen tonë, si komb dhe një vend i mirëpritur në rritjen e bashkëpunimit kulturor, social dhe të biznesit”, shkruan Malaj.

Profesori shprehet se ndjehet krenarë që shqiptarët po i tregojnë edhe njëherë botës se Besa është një vlerë e rrënjosur thellë në kulturën tonë, duke mos i përjashtuar rreziqet për të gjitha rastet.

Personalisht ndjehem krenar që shqiptarët po i tregojnë edhe një herë botës se Besa është një vlerë e rrënjosur thellë në kulturën tonë. Nuk nuk i përjashtoj rreziqet kur ua kemi hapur derën ujgurëve, irakianëve të kampit Ashraf dhe aktualisht afganëve që bashkëpunuan me SHBA-në dhe koalicionin anti terrorizëm në Afganistan. Në secilin rast, ne kemi pasur debate publike të shëndetshme por disa edhe të mbingarkuara nëse këto raste do të dëmtonin seriozisht marrëdhëniet e Shqipërisë me Kinën në rastin e 5 ugureve, apo qe siguria kombëtare do te rrezikohej jo pak nga vendosja ne Shqiperi e muhaxhe dineve apo tani në rastin e afganëve që kanë shërbyer në funksione të ndryshme të administratës ndërkombëtare në aleancën kundër terrorizmit. Por ne duhet të shikojmë edhe aspektin pozitiv :

Sigurisht një bashkëpunim sa me efektiv efektiv deri ne detaje midis të gjitha institucioneve kushtetuese në fushën e sigurisë, një komunikim më i mirë publik dhe një harmonizim sa më i mirë në të gjithë procesin e mikpritjes së tyre që po i ndihmojmë për t’i shpëtuar vdekjes – konkretizon dhe konsolidon vlerën e mikpritjes si një pasuri kombetare e përhershme e vlerave njerëzore të kombit shqiptar.

Drejtuesit politikë në këto kohë të vështira – kanë vetëm një detyrim për t’iu përgjigjur vullnetit pozitiv të popujve të tyre me dinjitet, përulësi dhe larg çdo tendence për përfitime personale.

Vetëm në këtë mënyrë trashëgimia e tyre politike mbetet pjesë e trashëgimisë së vlerave fisnike të kombit shqiptar.

Nqs vleresohet se duhet te nje skeme e shperndarjes se tyre ne zona apo edhe familje te ndryshme, besoj se do te jemi shume shqiptare qe mund te ofrojme cdo ndihme per keta njerez fisnik nga Afganistani qe mirepriten, ju sherbyen me dashuri dhe perkushtim edhe trupave shqiptare ne misionet e tyre ne Afganistan.

Koha per solidaritet fisnik me çdo fatkeq nga kjo situate tragjike ne Afganistan, qe lutemi te mbaroj sa me shpejte”, ka shkruar Malaj.

Paraardhëse

Qytetarë të shumtë dhe personazhe të njohur të ekranit bënë thirrje për bojkot, shihni se çfarë po ndodh në Festën e Birrës në Korçë

Pasardhëse

“Festa e Birrës” në Korçë, kryebashkiaku Sotiraq Filo shumë optimist: Pjesëmarrja do të rritet

Pasardhëse

“Festa e Birrës” në Korçë, kryebashkiaku Sotiraq Filo shumë optimist: Pjesëmarrja do të rritet

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.