• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

William Walker inicion bashkimin e diasporës shqiptare, kërkon vende të rezervuara në Kuvend

18 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
37
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, në një letër drejtuar diasporës dhe popullit shqiptar ka iniciuar një lëvizje për bashkimin e diasporës shqiptare në një zë të vetëm, me qëllim që të merren edhe vende parlamentare të rezervuara në parlamentet përkatëse dhe stimulim të votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Duke u drejtuar diasporës shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e Luginës së Preshevës, Walker ka thënë se remitancat që ata dërgojnë janë qenësore për mirëqenien ekonomike të shqiptarëve. Megjithatë, sipas tij, ndihma e diasporës dhe kontributi i saj nuk kanë ndikim në procesin e vendimmarrjes ku paratë e tyre shpenzohen.

“Në shtetet me shkallë të lartë të papunësisë (si Kosova me 38%) dhe ekonomi jostabile, remitencat janë shpesh dallimi mes varfërisë dhe mirëqenies relative. Për fat të keq, kjo rrjedhje e kapitalit rrallë kontribuon në përmirësimin afatgjatë individual apo kombëtar, por në vend të kësaj shkon në konsum të menjëhershëm. Prandaj, gjersa ndikimi ekonomik i diasporës është i madh, efektet e saj afatgjate janë minimale. E meta e dytë është se këta donatorë jashtë shtetit, të cilët shpresojnë që kontributet e tyre do t’i përmirësojë kushtet e jetës në atdheun e tyre, nuk kanë ndikim në procesin e vendimmarrjes ku paratë e tyre shpenzohen. Vendimmarrësit politikë në atdhe japin premtime boshe për rëndësinë, këshillat dhe aspiratat e atyre që jetojnë jashtë vendit”, – ka thënë ai.

Sipas tij, diaspora është e zhgënjyer me mënyrën se si gjërat po shkojnë në atdhe.

“Pak veta, nëse ka, shprehin konsideratë pozitive për gjendjen aktuale. Shumica bashkohen me mua në kritikën e ashpër ndaj klasës politike, vendimmarrësve, dhe shprehin mendimin se gjërat jo vetëm që nuk janë duke u përmirësuar, por janë duke shkuar në drejtim të gabuar. Ekziston një marrëveshje e përhapur se diçka duhet të bëhet. Kam ndërmend të provoj”, – ka thënë ai duke shtuar se lidhjet ekonomike të diasporës me atdheun janë “të nënvlerësuara” nga njerëzit në pushtet.

Madje, sipas Walkerit, asgjë s’mund të korrigjohet nga ata që janë të përfshirë në pushtet pasi “vendimmarrësit e sotëm anembanë rajonit janë politikanë dhe jo patriotë, janë shumë të fuqishëm, shumë të korruptuar, shumë të përkushtuar në lojën me shumë zero të politikës dhe shumë të varur nga mentorët ndërkombëtarë me motive joshqiptare, për t’i bërë reformat e nevojshme”.

“Jam edhe më tepër i bindur se vetëm përfshirja aktive dhe e vazhdueshme e atyre në diasporë – e atyre me ekspozim dhe përvojë në botën e jashtme, e atyre me dëshirë të zjarrtë për ndryshim – ka gjasë t’i ndërmarrë korrigjimet e nevojshme të kursit. Problemet janë të mëdha dhe nevojitet kohë për zgjidhje kuptimplote. Për fillim, propozoj ta udhëheq një lëvizje për t’i bashkuar të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, duke kërkuar nga ta që t’i harrojnë dallimet dhe ndarjet ekzistuese që e shqetësojnë diasporën. Lëvizja do të përbëhet nga të gjithë shqiptarët, pavarësisht prejardhjes ose përkatësive dhe angazhimeve të tjera, pra tërësisht jopolitike. Besoj që unë, si joshqiptar që respektohem nga shumë njerëz, kam shansin më të mirë për t’i bashkuar shumë fraksione të diasporës anembanë botës. Kërkoj mbështetjen tuaj, duke u bashkuar pas përpjekjeve të tilla si arritja e një zëri të fuqishëm politik për diasporën përmes (1) legalizimit dhe stimulimit të votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe (2) marrjes së vendeve në parlamentet përkatëse të rezervuara për përfaqësuesit e diasporës në pajtim me kontributet vetëmohuese të diasporës për suksesin përfundimtar të atdheut të tyre”, – ka shkruar ai në letrën e tij.

Paraardhëse

Pse nuk duhet ngrënë mjalti me lugë metali? Mësoni të vërtetën e ekspertëve

Pasardhëse

8 orë pa drita, OSHEE publikon njoftimin e rëndësishëm: Në këto zona do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Pasardhëse

8 orë pa drita, OSHEE publikon njoftimin e rëndësishëm: Në këto zona do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.