• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Klani i Berishës acarohet me Bashën pas mbështetjes për ardhjen e afganëve, hedhin akuza se po instalohet regjimi “Rama-Basha”

16 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
890
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Marrëdhëniet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijojnë të acarohen nga dita në ditë. Ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur pro strehimit të afganëve në Shqipëri.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha theksoi se Shqipëria si anëtare e NATO-s ka detyrë të japë kontributin e saj në zgjidhjen e krizës në Afganistan, ndërsa shtoi se ky është edhe një detyrim ndaj SHBA, pasi siç thotë ai solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan në asnjë rast apo rrethanë nuk duhet të mungojë.

“Si anëtare e NATO-s, Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime. Nga këto detyrime lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë partnerit tonë strategjik SHBA dhe aleatëve tanë në zgjidhjen e krizës humanitare që po precipiton në Afganistan. Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse e kemi bërë më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë tona. Empatia dhe solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë”, shkruan ai. Por Basha në fjalën e tij flet edhe për modelin qeverisës, gjë e cila ka shkaktuar alarm te njerëzit pranë Berishës, të cilët i tremben bashkëqeverisjes. “Sikurse është detyra jonë të jemi në lartësinë e angazhimeve ndërkombëtare, është po ashtu detyra jonë të jemi në lartësinë e sfidave që ka Shqipëria, për të patur një qeveri që punon për njerëzit dhe mbështet aspiratat e tyre legjitime për të jetuar me dinjitet dhe mirëqenie në vendin e tyre”, – tha Basha.

Klani i Berishës acarohet me Bashën

Por duket se politikat e ndjekura nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e sidomos rreshtimi dje pro vendimit të kryeministrit Edi Rama, i cili ka pranuar kërkesën e SHBA-së për strehimin e afganëve në vendin tonë, ka acaruar tej mase klanin “Berisha”.

Ky i fundit dhe ithtarët e tij, kanë lëshuar një sërë sulmesh dhe akuzash në adresë të kryedemokratit Basha, për të cilin thonë se po bashkëpunonin me Ramën. Madje, gazetari i familjes Berisha në statusin e tij në rrjetet sociale, e cilëson kreun e PD një servil të amerikanëve, njësoj si shefi i qeverisë, ndërsa theksoi se nisur nga situata që po shikon në Shqipëri, sipas tij, po instalohet një regjim “Rama-Basha”.

“Kryeministri 1 (Rama) e kryeministri 2 (Basha) i Shqipërisë janë vetëm dy bythëpambukë e servilë të Juri Kimit, që në pikën e hallit mundohem të shiten si humanistë të mëdhenj, pikërisht ata që e kanë braktisur de-fakto Shqipërinë e shqiptarët, njeri si “kryeministër” e tjetri si pengmarrës i opozitës. Shqipëria duhet ta bëjë pjesën e vet me zyrtarët afganë që rrezikohen nga terroristët talebanët, kjo nuk duhet të jetë në diskutim. E vetmja gjë që nuk kapërdihet është tentativa bajate e regjimit Rama-Luli që tenton të bëjë të bukurin shejtan në kurriz të Shqipërisë, duke u mburrur me një nga vlerat me të përndritura (mikpritjen e shqiptarëve) që asnjeri e aq më pak tjetri e përfaqësojnë”, – shkruan ai.

Pra, një bashkëpunimi i mundshëm mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në shtator, ka acaruar së tepërmi klanin “Berisha”, i cili ka nisur sulmet ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Paraardhëse

Ndahet nga jeta historiani i njohur, Jorgji Qirjako

Pasardhëse

Fatos Klosi: SHBA ka kopsitur dosjen Berishës pasi kontrollojnë gjithçka, nga e-mailet te telefonatat, gjynahet e tij s’kanë të sosur

Pasardhëse

Fatos Klosi: SHBA ka kopsitur dosjen Berishës pasi kontrollojnë gjithçka, nga e-mailet te telefonatat, gjynahet e tij s’kanë të sosur

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.