• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

I demoralizuar nga shpallja non-grata nga SHBA, Sali Berisha mban qëndrimin e prerë për strehimin e afganëve dhe sulmon ashpër kryeministrin Rama

15 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
372
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për kërkesën e SHBA-së për strehimin e përkohshëm në vendin tonë të emigrantëve afganë, të cilëve iu rrezikohet jeta nga talebanët.

I demoralizuar nga shpallja non-grata nga SHBA, Sali Berisha është munduar që në reagimin e tij t’iu bëjë ‘furça’ amerikanëve dhe shprehet pro strehimit të afganëve në vendit tonë. Mirëpo Berisha nuk i ndahet dot zakonit të vjetër dhe në këtë postim ka sulmuar kryeministrin Rama. Sipas tij, Rama po e përdor strehimin e afganëve për qëllime personale politike.

Postimi i plotë:

“Dy fjale per afganet ne Shqiperi!

Rikthimi pas 20 viteve me shpejtesi ne Afganistan i talebaneve, rregjimit me obskurantist qe nga mesjeta, perben nje nga ngjarjet me dramatike te historise se Pasluftes se Dyte Boterore. Nder te tjera ky rikthim perben per kombin afgan nje kob te zi me pasoja tashme te njohura dhe katastrofale.

Ne kete kuader, strehimi i atyre qe kane si alternative prerjen e kokave nga xhelatet talebane perben detyrim moral por dhe ligjor kombetar dhe nderkombetar per çdo vend te lire. Shqiperia, si aleate e SHBA, si vend anetare e NATOs, si vend bijte e te cilit rane per tu bere te pavdekshem per paqen ne token afgane por dhe ne perputhje me traditen e shkelqyer te shqiptareve, sigurisht do te mikpres me gjithe zemer refugjatet afgan qofte perkohesisht qofte perfundimisht ne token e saj.

Ne kete aspekt, duke pare avancimin e papermbajtur dhe kapitullimin pa kushte te ushtrise afgane komandanteve te saj dikur krenari e qendreses per liri le te urojme qe kontigjenti i caktuar per Shqiperi te mund te arrije shendosh e mire ne dheun tone.

Por fjalori prej ordineri te shpelare duke share dhe anatemuar te tjeret i Edvin Kristaq Rames pikerisht ne njoftimin e tij drejtur shqiptareve per kerkesen e SHBA dhe vendimin e tij per te pranuar refugjatet afgan eshte deshmi e perpjekjeve te tij te turpshme per te perdorur kete vendim per perfitime e interesa personale politike duke e lidhur ate edhe me vasalitetin e tij te neveritshem ndaj padronit te tij Vuçiç, fteses qe i ka bere kengetarit qe mbante koncerte kunder bombardimit te Beogradit nderkohe qe NATO po nderhynte per te ndaluar kasaphanen e kasapit te Ballkanit ndaj shqiptareve te Kosoves.

Me kete rast le ti themi Zografit bis se ardhja e afganeve nuk te heq ziftin e vasalit te serbomadhit Vuçiç apo te antishqiptarit qe mohon genocidin ciklik te serbeve ne Kosove. Ardhja e afganve ne Shqiperi nuk te lane duart nga thikat qe ti per logari te padronit tend dhe si tradhtar i kombit shqiptar i fute pas shpine Kosoves.

Ndaj dhe duke ju uruar mireseardhje refugjateve afgan ne Shqiperi, denoj me ashpersine me te madhe perpjekjen banale prej ordineri te Edvin Kristaq Rames per te shpelare fytyren e tij te nxire dhe per te ndretuar me sharje te ulta suksesin mbi nje drame te thelle njerezore. sb”-shkruan Berisha.

Paraardhëse

A duhet t’i pranojmë emigrantët afganë? Ish-ambasadorja Vlora Çitaku del me thirrjen e fortë

Pasardhëse

Presidentja Vjosa Osmani konfirmon pranimin e strehimit të afganëve, zbardh bisedën me ambasadorin e SHBA-së që në muajin korrik

Pasardhëse

Presidentja Vjosa Osmani konfirmon pranimin e strehimit të afganëve, zbardh bisedën me ambasadorin e SHBA-së që në muajin korrik

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.