• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

SHBA i ka kërkuar Shqipërisë strehimin e afganëve, reagon Tritan Shehu: Lajmi ka marrë dhen, por qeveria nuk ka bërë akoma një deklaratë publike

15 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
54
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i zgjedhur me 25 prill, Tritan Shehu ka komentuar lajmin e publikuar nga mediat ndërkombëtare, ku theksohet se SHBA i ka kërkuar Shqipërisë të strehojë një numër të madh afganësh që kanë bashkëpunuar me amerikanët, veçanërisht pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare nga Afganistani

Në një shënim në rrjetin social Facebook, Shehu shprehet se qeveria shqiptare, pavarësisht lajmit që ka rrjedhur në mediat më serioze, ende nuk ka dhënë një komunikatë publike. Shehu shkruan se mediat flasin se ky proces është tashmë në zhvillim dhe mund të jetë i verifikueshëm edhe afër Tiranës.

“Unë kam qenë e jam gjithmonë në anën e marrjes së përgjegjësive e detyrimeve nga Shqipëria ndaj aleatëve. Në fakt Shqipëria ka përmbushur detyrimet e saj edhe në Afganistan, pavarësisht se ai operacion po mbyllet për turpin e botës demokratike”, thekson ai.

Shehu thotë se një qëndrim të tillë e ka shprehur publikisht edhe atëherë, duke dalë pro pranimit për shkatërrimin e “armëve kimike”, por ai operacion u kompromentua ato ditë jo sepse shqiptarët ishin kundër realizimit të detyrimeve. Sipas tij, operacioni dështoi sepse Rama kërkoi ta menaxhojë në fshehtësi dhe pa transparencë edhe ndaj Presidentit, Parlamentit, opozitës dhe institucioneve publike.

Shënimi i plotë:

“Rama me afganet, njelloj si me “armet kimike”! Prej ditesh flitet ne mediat me serioze per nje mareveshje per te sjelle ne Shqiperi afganas, mbas asaj tragjedie qe po ndodh ne ate vend!

Nderkaq asnje njoftim, komunikim publik nga Qeveria! Thuhet se ky proces tashme eshte ne zhvillim, dhe mund te jete i verifikueshem…edhe afer Tiranes!? Une kam qene e jam gjithemone ne anen e marjes se pergjegjesive e detyrimeve nga Shqiperia ndaj aleateve.

Ne fakt Shqiperia ka permbushur detyrimet e saj edhe ne Afganistan, pavaresisht se ai operacion po mbyllet per turpin e botes demokratike. Kete qendrim e kam shprehur publikisht edhe atehere, pro pranimit per shkaterrim te “armeve kimike”. Por ai operacion u komprometua ato dite jo sepse shqiptaret ishin kunder realizimit te detyrimeve.

Ai deshtoi sepse Rama kerkoi ta menaxhoje ne fshehtesi, pa transparence…edhe ndaj Presidentit, Parlamentit, opozites, institucineve e publikut. Sepse ambicja e shtyu per ta perdorur si nje mjet okult per mbeshtetje personale, shkembimesh personale, gje qe krijoi nje reaksion te forte popullor.

Sot kemi nje “deja vu” te atij qendrimi anti institucional te kryeministrit, qe vecse komprometon cdo lloj inisiative. Kryeministri duhet te kuptoje se perseritja e gabimit eshte me i rende se i pari, vecanerisht sot kur kjo ceshtje eshte me e komplikuar se ajo e “armeve kimike”!

Sidoqofte ai duhet qe menjehere te informoje zyrtarisht per se po diskutohet, cfare ka ndodhur deri tashti, cfare do te ndodhe ne ditet ne vazhdim, per numrin e njerezve, afatet kohore, sigurine ndaj tyre etj, ose ta mohoje. Kete po bejne dhe drejtuesit e shteteve te tjera demokratike, ky eshte nje detyrim moral, politik, ligjor edhe ne Shqiperi, qe Rama duhet ta permbushe. Ndryshe cdo gje kthehet kokeposhte…me keq se ndodhi me “armet kimike”.”-shprehet Shehu.

Paraardhëse

Fushata zgjedhore në Gjermani, Olaf Scholz prezanton platformën për kancelar

Pasardhëse

Mund të duket e çuditshme, por lëkura e qepës bën mrekulli në shërimin e këtyre sëmundjeve

Pasardhëse

Mund të duket e çuditshme, por lëkura e qepës bën mrekulli në shërimin e këtyre sëmundjeve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.