• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Open Balkan nuk është ripushtim i Kosovës”! Ali Ahmeti: Gjërat duhen parë me gjakftohtësi, të pranohet çfarë është e dobishme

13 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, vlerëson se Kosova duhet të shohë interesin e saj në raport me zhvillimet rajonale, por thotë se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” nuk është përgatitje për një “ripushtim të Kosovës”.

Në një intervistë për KosovaPress, Ahmeti flet edhe për pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në 20-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën marrëveshje thotë se ende nuk po zbatohet e plotë ndonëse shton se paragjykimet e ushqyera me shekuj ndaj shqiptarëve sot ndjehen më pak.

Javë më parë, liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë u mblodhën në Forumin e Shkupit duke e pagëzuar nismën e “minishengenit ballkanik” si “Open Balkan” ose “Ballkani i Hapur”, e në të cilën nismë Kosova refuzon të marrë pjesë. Lidhur me këtë, Ahmeti thotë se secili shtet duhet të shoh interesin e tij dhe të pranojë atë çfarë është e dobishme për të e më pas të vendosë nëse dëshiron t’i bashkohet kësaj nisme.

“Gjërat nuk duhet të merren me emocion, gjërat duhet parë me gjakftohtësi, çka është e dobishme për Kosovën të pranohet, çka mund të jetë e dëmshme mos të pranohet. Por nga këto nisma unë nuk shoh që përgatitet ndonjë ripushtim i Kosovës, kjo është nismë që vullnetarisht mund t’i bashkëngjiten edhe vendet e tjera të rajonit, mund të mos i bashkëngjitën, secili shtet sheh interesat e veta, aty ku rrezikohen e kërcënohen interesat e shtetit sigurisht që nuk i bashkëngjitet një nisme të tillë”, thotë Ahmeti.

Ahmeti thotë se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në rrugën e saj evropiane, ku shton se përderisa i gjithë rajoni e synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, nevojitet bashkëpunim dhe se pa paqe dhe siguri vendet e rajonit nuk do të arrijnë në BE.

Sot kur bëhen dy dekada prej nënshkrimit të marrëveshjes e cila i dha fund konfliktit në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve, Ahmeti thotë se ai dokument ishte faktor i rëndësishëm për normalizimin e raporteve në mes të dy komuniteteve. Megjithatë, kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim të plotë, ku përmend ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.

“Te zbatimi i ligjit të gjuhës shqipe ka ngecje, por sigurisht që duhet më shumë përkushtim por edhe ndërgjegjësim edhe të palës maqedonase sepse ka nga pala maqedonase që e bojkotojnë, që e anashkalojnë, këto janë çështje me të cilat jemi përballë tash e 20 vite dhe nuk duhet shumë të dëshpërohemi sepse të tjerët nuk punojnë me dinamikën që kërkojmë ne. Jam shume i sigurt që me investimet në kuadro që kemi bërë do të përshpejtohen këto procese”, thotë ai.

Ahmeti thotë se në Maqedoninë e Veriut vazhdon të ketë sektorë ku shqiptarët nuk janë të përfaqësuar.

Paraardhëse

Ndjekësja e pyet si e bëri për vete, Sindi nxjerr për herë të parë foton e partnerit dhe flet për të (FOTO)

Pasardhëse

Asnjë artist nga Kosova, zbulohet lista e këngëtarëve që do “ndajnë” skenën me Goran Bregoviç (FOTO)

Pasardhëse

Asnjë artist nga Kosova, zbulohet lista e këngëtarëve që do “ndajnë” skenën me Goran Bregoviç (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.