• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Lukaku parakalon Neymar dhe Ronaldon, bëhet futbollisti më i kushtueshëm

10 August, 2021
në Sport
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Romelu Lukaku është tashmë futbollisti më i shtrenjtë i të gjitha kohërave për vlerën e akumuluar të transferimeve, pasi Chelsea vendosi t’i paguajë Interit 115 milionë euro për ta rikthyer në “Stamford Bridge”.

28-vjeçari u largua nga “Stamford Bridge” në vitin 2014, pas 3 viteve të pasuksesshme me londinezët, ku ai nuk arriti të shënonte asnjë gol.

Megjithatë, sulmuesi belg rikthehet me një tjetër staturë në Premier Ligë, ku ai ka shënuar 177 gola në të gjitha kompeticionet pas largimit nga blutë e Londrës, 30 prej të cilëve me Interin sezonin e shkuar.

Vlera e fundit e transferimit e dërgon në total shifrën që klubet kanë paguar për Lukakun në 343 milionë euro, duke parakaluar Neymarin (318 milionë euro).

Transferimi i parë i Lukakut ishte nga Anderlehti te Chelsea për 20 milionë euro kur ishte 18 vjeç, gati 10 vite nga dita që rikthehet në Londër.

Pastaj ai u transferua tek Evertoni për 33 milionë euro pas sezonit të suksesshëm i huazuar në “Goodison Park”, ku shënoi 15 gola në 31 ndeshje në Premier Ligë.

Lukaku u rible nga Jose Mourinho në vitin 2017, kur portugezi drejtonte këtë herë Manchester United për 88 milionë euro.

Por në sezonin e dytë në “Old Trafford”, ku statistikat e tij arritën nivelin më të ulët në 4 sezonet e fundit, ai u transferua në Itali për 86 milionë euro.

Shifra që bashkë me bonuset mbërrijnë deri në 343 milionë euro në total.

Futbollisti i dytë më i shtrenjtë i historisë tashmë është Neymar, i cili është transferuar vetëm dy herë në karrierën e tij: transferimi nga Santosi te Barcelona në 2013 për 85 milionë euro, të cilat i shtohen edhe 222 milionë eurove të klauzolës që i pagoi PSG për ta transferuar nga “Camp Nou”.

Në vend të tretë renditet Cristiano Ronaldo (226 milionë euro) dhe pesëshen e parë e plotësojnë Eden Hazard (206 milionë euro) dhe Alvaro Morata (195 milionë euro).

Paraardhëse

Programi i njohur spanjoll lëshon ‘bombën’: Barça i ofron Messit propozimin e fundit

Pasardhëse

Del raporti i OKB, problemet klimaterike një problem i së tashmes dhe jo diçka që mund t’i frikësohemi vetëm në të ardhmen

Pasardhëse

Del raporti i OKB, problemet klimaterike një problem i së tashmes dhe jo diçka që mund t’i frikësohemi vetëm në të ardhmen

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.