• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Administrata Biden vendos të tjera sanksione ndaj Bjellorusisë

9 August, 2021
në Botë
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shtetet e Bashkuara, në koordinim me Britaninë dhe Kanadanë, vendosën të hënën sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, masë që përkon me një vjetorin e fillimit të protestave në vendin e Evropës Lindore, kundër zgjedhjeve të konsideruara gjerësisht si të manipuluara.

Që nga ajo kohë, Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko ka ndërmarrë veprime të ashpra kundër demonstruesve paqësorë dhe kundërshtarëve të tij politikë.

“Në vend që të respektojë vullnetin e qartë të popullit bjellorus, regjimi i Lukashenkos manipuloi zgjedhjet, çka u pasua nga një fushatë brutale e shtypjes së kundërshtarëve”, thuhej në një deklaratë të Presidentit amerikan Joe Biden.

“Nga ndalimi i mijëra protestuesve paqësorë, burgosja e më shumë se 500 aktivistëve, drejtuesve të shoqërisë civile dhe gazetarëve, deri tek ulja e detyruar të një avioni ndërkombëtar në kundërshtim me normat globale, veprimet e regjimit të Lukashenkos janë një përpjekje e paligjshme për ta mbajtur pushtetin me çdo çmim”.

Veprimet e Uashingtonit, si dhe Otavës dhe Londrës, kanë nën shënjestër industrinë e ndërtimit, energjisë, potasit dhe duhanit të Minskut, të cilat Departamenti amerikan i Thesarit i cilëson si “kuletat” e qeverisë Lukashenko.

“Së bashku me partnerët tanë kanadezë dhe britanikë, sot ne po demonstrojmë dënimin e vazhdueshëm ndërkombëtar të veprimeve jodemokratike të regjimit Lukashenko”, tha Sekretarja e Thesarit Janet Yellen në një deklaratë.

Ndër subjektet që janë futur në listën e zezë është prodhuesi shtetëror i potasit “Belaruskali OAO”, një burim kryesor i fitimeve në valutë të këtij vendi.

Në përgjigje të sanksioneve britanike, të cilat u shpallën më herët gjatë ditës, zoti Lukashenko u tha gazetarëve të hënën se Britania mund të “mbytet” me to.

“Ju jeni konet e Amerikës”, tha zoti Lukashenko në një konferencë shtypi njëorëshe gjatë së cilës mohoi të ishte një diktator dhe tha se veprimet e tij kundër demonstruesve dhe kundërshtarëve politikë mbronin Bjellorusinë, kundër një grushti shteti.

Edhe më parë Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj individëve nga Bjellorusia duke ngrirë pasuritë e tyre e duke ndaluar udhëtimin atyre drejt këtyre vendeve, por këto veprime nuk kanë arritur ta moderojnë sjelljen e Lukashenkos, i cili drejton ish-republikën sovjetike që nga viti 1994.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje edhe një herë autoriteteve bjelloruse të ndalojnë goditjen e anëtarëve të shoqërisë civile, medias, atletëve, studentëve, profesionistëve dhe qytetarëve të tjerë, si dhe të lirojnë menjëherë të gjithë të burgosurit politikë”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë.

Në deklaratë u kërkohej gjithashtu autoriteteve “të përfshihen në një dialog të vërtetë me opozitën demokratike dhe shoqërinë civile, siç kërkohet në raportin e Misionit të Ekspertëve të OSBE -së si dhe që të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme nën vëzhgimin ndërkombëtar”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me komunitetin ndërkombëtar që personat përgjegjës për shkeljet dhe abuzimin me të drejtat e njeriut në Bjellorusi të ndëshkohen”, thuhej në deklaratën e zotit Blinken./VOA

Paraardhëse

Fshihen emërtimet shqip në tabelat e rrugëve në fshatin grek të Sarandës

Pasardhëse

Zbardhen detajet, ja 9 emrat që kanë rreth 30 vjet në politikë dhe do rifuten në Parlament, nga Xhafaj, te Berisha e Shehi

Pasardhëse

Zbardhen detajet, ja 9 emrat që kanë rreth 30 vjet në politikë dhe do rifuten në Parlament, nga Xhafaj, te Berisha e Shehi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.