• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Fatos Klosi: Sulmet e Berishës tregojnë se është i frikësuar, SHBA dha sinjale se nuk do e tolerojë më

7 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
53
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Fatos Klosi, sulmet dhe akuzat e ish-kryeministrit Berisha në drejtim të amerikanëve i sheh si sulme të një personi të frikësuar. Në një prononcim për gazetën “SOT”, Klosi foli mbi akuzat e Berishës ndaj Yuri Kim, por dhe për përgjigjen që erdhi nga ambasada. Sipas Klosit, Berisha po e agravon situatën me qëndrimet e tij dhe nëse vazhdon kështu nuk do të tolerohet më nga amerikanët.

“Reagimet e Berishës tashmë janë bërë të zakonshme. Gjithmonë ai ka mbajtur këtë qëndrim, duke e quajtur veten se i përballon të gjitha vështirësitë dhe se mbi të nuk del dot njeri, e tani po përpiqet të përballet me Amerikën. Por, këtu qëndron ndryshimi, sepse është e qartë që Amerika nuk do ta tolerojë më. Plus me këto që po bën ai e ka acaruar situatën edhe më shumë. Pra, është vërtet në stilin e tij që gjithmonë të pretendojë se ai i di të tëra ai i bën të tëra, por do shohim sa do vlejnë këto përballë Amerikës. Situata për këtë çështje po shkon gjithnjë e më shumë drejtë asaj çka ka nisur SHBA sepse tashmë ka kaluar dhe në debate konkrete. Berisha me konferencën e ditës së enjte i agravoi gjërat duke thënë se s’ka kush e ndalon, por këtë ngelet ta shohim”, shprehet Klosi.

Por megjithatë ai ka deklaruar se të tilla deklarata të Berishës tregojnë frikë. Berisha sipas Klosit, po mundohet të fusë në valle edhe Lulzim Bashën.

“Gjithsesi Berisha është i frikësuar dhe Berisha po kërkon ndihmë edhe nga Basha sepse ata bashkë janë. Pavarësisht se Berisha kohet e fundit ka qenë i tërhequr, me sa duket kjo situatë e re i ka lidhur sërish bashkë”, shprehet ai.

Sipas Klosit, reagimi i ambasadës kundër qëndrimeve të Berishës ishte një mesazh shumë i fuqishëm. Sipas tij, edhe pse Berisha nuk përmendej me emër, mesazhi ishte fillimisht për të, por dhe për shumë persona të tjerë pas tij. Klosi duket i bindur se SHBA do përdorë gjithçka për të ndëshkuar Berishën dhe politikanët e tjerë të korruptuar.

“Në deklaratën e Ambasadës Amerikane ku thuhet se do të përdorë çdo instrument korrupsionin natyrisht që nënkuptonte ish-kryeministrin Berisha, por ata e formuluan bukur. Sepse normal nuk do merren konkretisht vetëm me deklarata pa asnjë efekt të Berishës. Ata e konsiderojnë atë si pjesë të një problemi, sepse problemi i tërë është luftimi i korrupsionit në klasën politike në Shqipëri dhe Berisha është pjesë e korrupsionit. Gjithsesi, është e qartë që përgjigja e ashpër e Ambasadës ishte për Berishën. Kështu që, mua më erdhi mirë që ata u detyruan ta bëjnë këtë deklaratë, sepse në një farë mënyre vetë Berisha i detyroi që të bëjnë një deklaratë të tillë. Sepse po ta analizojmë nuk është e paktë që të thonë se, me çdo mjet do ta luftojmë korrupsionin. Sigurisht që kjo i tremb të korruptuarit dhe i bën mirë këtij vendi”, tha Klosi.

Sipas tij, është mirë që aleati më i madh i Shqipërisë është vënë në këtë pozitë, pra që do luftojë korrupsionin në vendin tonë. Sipas tij është realisht një ndihmë shumë e madhe.

Paraardhëse

Minxhozi dhe Ben Andoni: PD të mbajë qëndrim të qartë mbi Berishën, dalja në konferencë tregoi se ai është i vetëm

Pasardhëse

Romeo Kara: Berisha do ketë fundin e Noriegës, avokatët e tij janë po aq të rrezikuar

Pasardhëse

Romeo Kara: Berisha do ketë fundin e Noriegës, avokatët e tij janë po aq të rrezikuar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.