• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vjen alarmi, ja si Rama me Vuçiqin po planifikojnë armiqësimin e shqiptarëve, Qeverisë Kurti i kërkohet kjo gjë urgjentisht

4 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
66
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri kohëve të fundi duket se nuk janë në nivelin e duhur. E shkak i kësaj, po del të jetë afërsia e kryeministrit Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin. Ku krahas kësaj, kryeministri shqiptar po mbështet politikat serbe dhe po refuzon bashkëpunimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri në një prononcim, ka komentuar qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për Kosovën dhe raportet në mes dy shteteve shqiptare.

Qarri u shpreh se janë vërejtur ndasi të mëdha kohëve të fundit mes Kosovës-Shqipëri, pas tentimit për formimin e projektit të “Ballkanit të Hapur”.

“Me insistimin e formimit te projektit te “Ballkanit të Hapur”, me ç ‘rast Edvin Kristaq Rama, çuditërisht del hapur kundër Kosovës dhe mban pozicion pothuajse armiqësor ndaj shtetit tonë të pavarur, janë vërejtur edhe ndasitë më të mëdha, të ndodhura kohëve të fundit, në politikat e dy shteteve shqiptare Kosovë-Shqipëri, si dy pjesë të një populli dhe kombi të ndarë”, – deklaroi ai.

Madje, Qarri paralajmëroi se mund eskalojë situate nëse Rama vazhdon ta përdorë Serbinë dhe Vuçiqin si mjet ndarës mes Kosovës e Serbisë.

“Ndaj tendenca dashakeqëse e Edvin Kristaq Ramës për ta futur Serbinë e Aleksandër Vuçiqit, si digë ndarëse ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, sot jo vetëm me shumë të drejtë, por edhe me frikë të theksuar për eskalim të mëtejshëm, mund dhe duhet të thuhet hapur, se ky është, jo vetëm niveli me i ulët i bashkëpunimit, por kohët e fundit shihet edhe tendenca e hapur perverse e Edvin Kristaq Ramës, që për hir të Serbisë, ti përçajë publikisht edhe shqiptarët në dy shtetet tona dhe qojë drejtë armiqësimit artificial të shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës”, – theksoi analisti.

Kësisoj, ai i bëri thirrje Kosovës që të përgatitet për veprime kundër luftërave speciale, sidomos për pushuesit nga Kosova, në mënyrë që të mos vije edhe deri tek konfliktet fizike.

“Kështu që shteti i Kosovës dhe një dikaster i mire përgatitur për veprime kundër luftërave speciale, duhet të dal urgjentisht me udhëzime të veçanta, sidomos për pushuesit nga Kosova, në mënyrë që të mos vije edhe deri tek konfliktet fizike, ndërmjet shqiptarëve, të dy anëve, për shkak të provokimeve serbe edhe në rivierën bregdetare të Shqipërisë, ku njerëzit tanë shkojnë për pushime”, – nënvizoi Qarri.

Në vazhdim, analisti tha se përmes nxitjeve të Ramës dhe marrëveshjes së ij me Vuçiqin, janë dërguar dhjetëra turistë serbë me qëllim që të fyhen dhe lëndohen shpirtërisht mijëra shqiptarë të Kosovës.

“Kjo për vet faktin se atmosfera në Shqipëri, me nxitjet e Edi Ramës, është duke shkuar, pikërisht në drejtim të përkeqësimit dhe tanimë kanë filluar edhe provokimet e hapura, sidomos në pjesët turistike bregdetare, ku në marrëveshje me Edvin Kristaq Ramën, për dhjetëra serb të dërguar nga Aleksandër Vuçiqi, me qëllime speciale, për pushime në Shqipëri, fyhen dhe lëndohen shpirtërisht mijëra shqiptarë të Kosovës, duke filluar nga muzika serbe dhe këngët e bashkëshortes së kriminelit Arkan, në rivierat kryesore bregdetare, të vendit që ne gjithmonë e kemi ditur dhe konsideruar si shteti ynë amë”, – potencoi ai.

Në fund, Qarri alarmoi se gjendja ka filluar të acarohet, ku Vuçiq po e përdorë Ramën për ta izoluar në të gjitha anët Kosovën, bërë të padukshëm kufijtë e shtetit tonë të pavarur.

Kurse, Qeverisë Kurti i bëri apel që të bashkëpunojë me Amerikën dhe të të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm, përfshi edhe sanksionimin politik të Ramës, duke e shpallur politikan të rrezikshëm për vendin.

“Kështu që duke parë se me insinuatat e Ramës, gjendja ka filluar të acarohet dhe ai ka kohë që në vijimësi ka shfaqur afërsi shumë më të madhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiq se me kryeministrin e Kosovës z. Albin Kurti, dhe rrezikun që Kosovës në vijimësi i vije nga një nostrum politik si Edvin Kridstaq Rama, të cilin Serbia me apo pa vetëdijen e tij, po e keqpërdorë për ta izoluar në të gjitha anët Kosovën, bërë të padukshëm kufijtë e shtetit tonë të pavarur dhe goditur sa më rëndë pas shpine Republikën e Kosovës. Qeveria Kurti në konsultim me mbështetësen kryesore dhe mikun më të madh e më të fuqishëm në botë SHBA-të, duhet të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm, përfshi edhe sanksionimin politik të tij, duke e shpallur politikan të rrezikshëm për vendin, armik të pavarësisë dhe person të padëshirueshëm për Kosovën, si dhe ndaluar në mënyrë strikte, që sidomos në takimet me Vuçiqin, ai në asnjë vend, të mos ketë të drejtë, të flasë për shtetin as popullin e Kosovës”, – përfundoi Gani Qarri.

Paraardhëse

Kur do të freskohet moti? SHMU jep njoftimin, tregon çfarë pritet nga pasditja e së enjtes

Pasardhëse

Cristiano Ronaldo është fituesi çmimit ‘Paolo Rossi’

Pasardhëse

Cristiano Ronaldo është fituesi çmimit ‘Paolo Rossi’

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.