• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Takimi me Grenell, Spartak Ngjela tregon si Ilir Meta po tenton të afrohet me rusët, mediat e Moskës i dalin në krah Sali Berishës

4 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
65
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Debatet e shpërthyera në vend sa i takon nismës “Ballkani i Hapur”, kanë bërë jehonë edhe në vendet e huaja. Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ranë dakord që të bashkëpunojnë për të eliminuar kufijtë mes tyre. Shumë individë kanë dalë kundër kësaj nisme dhe ndër më aktivët ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit ka akuzuar Ramën se përmes kësaj lëvizje po krijon Jugosllavinë e Madhe. Por qëndrimet e tij duket se kanë gjetur mbështetje nga mediat ruse. Nisma në fjalë ka bërë jehonë në mediat e Moskës, por disa portale i kanë dhënë zë reagimit të Berishës.

“Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, presidenti i parë i shqiptarëve, Sali Berisha, i cili u shpall person “non grata” në Shtetet e Bashkuara për përfshirje në skema korrupsioni, komentoi takimin e Kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Presidentin e Serbisë më 28 korrik në kuadër të projektit për krijimin e “mini-Shengenit” ballkanik. Politikani shqiptar përmes një lidhjes video u tha gazetarëve në programin televiziv “Debat Plus” se kjo “aleancë trepalëshe” nuk i shërben paqes në Ballkan, por i jep jetë të re fantazive të vjetra politike”, – shkruan portali “Regnum”. Që pas shpalljes “non grata” dhe nisjes së përplasjeve me amerikanët, mediat ruse kanë nisur t’i japin shumë mbështetje ish-kryeministrit Berisha

Qëndrimi i Ngjelës

Sa i takon marrëdhënieve me Moskën dhe ndikimit të saj në vendin tonë ka reaguar edhe avokat Spartak Ngjela. Sipas tij, takimi që pati presidenti Ilir Meta me Richard Grenell, ishte sfidë ndaj SHBA përmes rusëve.

“Grenell ndërkohë është i akuzuar se punon për Moskën. Kaq trashë vepron ky Meta? Në fakt, është një i metë që e di logjikën politike një lojë “tremb të trembim” kundërshtarin me kundërshtarin e tij. Dhe ka thirrur në Tiranë njeriun e Beogradit e të Moskës, për të ndihmuar politikën ruse në Ballkan. Po pyetja është: a ka forcë reale kjo lloj politike? Asgjë. Asnjë forcë nuk ka, por dëshpërimi i Metës vjen nga frika e tij. Këta të korruptuar janë bërë si me mëndje prej fëmije. Po, a kanë pasur mendje ndonjëherë? Në fakt këta, kanë qenë gjithmonë, se, po të kishin pak mend, nuk do të përfundonin kështu. Pse, kaq keq do të përfundojë Meta? Nuk shpëton dot, dhe tani kërkon të krijojë zhurmë ruse në Shqipëri”, – tha ai. Ngjela u ndal edhe te takimi i Ramës me Grenell. Sipas tij situata është ndryshe, pasi Grenelli po e kërkon, por Rama nuk po i përgjigjet.

“Dhe s’ka se si, sepse nuk besoj se mund të jetë në këtë vobegtësi mendore sa të shpresojë te Moska dhe te Grennelli. Dhe koha po ikën, në fakt, bashkë me marrëzitë e të korruptuarve të kapur të Shqipërisë. Por, lëmshi i mbledhur kundër tyre është bërë një mal i tërë, shumë i rëndë për t’u mbajtur. Dhe, këta të trembur vijnë vërdallë për ndihmë nëpër “miqtë” ku kanë shitur interesin kombëtar. Shumë po punojnë, por, e kanë punë në vakum – lodhen kot”, – tha ai.

Paraardhëse

Mesila Doda humb njeriun e shtrenjtë të familjes

Pasardhëse

Zjarret në vend, Basha: Dështim i Shtetit në përballimin e situatës

Pasardhëse

Zjarret në vend, Basha: Dështim i Shtetit në përballimin e situatës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.