• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

Vuçiç padit vetveten

3 August, 2021
në Rajon
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nënkryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Millosh Vuçeviç, tha se në Prokurorinë Publike janë dorëzuar kallëzime penale ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të Brendshëm, Aleksandar Vullin.

Partia Përparimtare Serbe udhëhiqët nga presidenti, Aleksandar Vuçiç. Ai më herët kishte paralajmëruar se do të paraqesë një kallëzim penal kundër vetes për shkak të akuzave se ka bashkëpunuar me një rrjet të krimit të organizuar.

Vuçeviç, kolegu i partisë së Vuçiçit, tha se kallëzimi penal përmban akuzat “të publikuara pjesërisht në media, dhe pjesërisht nga përfaqësuesit e ish-regjimit (opozitës)”, të cilat ndërlidhin presidentin e Serbisë dhe ministrin Vullin me grupin e Veljko Bellivukut.

Prokuroria akuzon grupin e Belivukut për krimet më të rënda – ndër të tjera, vrasje dhe trafik droge.

“Ne po i kërkojmë prokurorisë kompetente që të vërtetojë të gjitha faktet dhe t’i ofrojë publikut përgjigjen që meriton”, – tha Vuçeviç.

Pse Vuçiq vendosi ta padisë vetveten?

Zyra e Prokurorit për krim të organizuar në Beograd ka akuzuar më 30 korrik, Veljko Belivukun dhe grupin e tij në një rast të profilit të lartë.

Kështu raportuan agjencitë e lajmeve në Serbi, por detaje të aktakuzës nuk janë publikuar.Aktakuza sipas procedurës është dorëzuar në departamentin special të Gjykatës së Lartë në Serbi për konfirmim.

Belivuk u arrestua më 4 shkurt 2021 dhe më shumë arrestime vazhduan më vonë, në një rast që shokoi publikun serb.

Kjo pasi zyrtarë të qeverisë filluan të publikonin fotografi të trupave të gjymtuar dhe viktima që dyshohet se u vranë nga ky grup i organizuar kr iminal. Zyrtarë serbë e përshkruan këtë grup si një nga më të rrezikshmit dhe ekstremisht brutal.

Gazetarë hulumtues në Serbi raportuan se Belivuk dhe disa anëtarë të grupit të tij pretendohet se gjatë seancës gjyqësore deklaruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë kërkuar[Belivukut] më shumë shërbime.

Këto shërbime përfshijnë kontrollimin e huliganëve të futbollit dhe protestave antiqeveritare. Presidenti i Serbisë si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin i mohuan këto pretendime. Opozita në Serbi kërkoi hetim në këto pretendime që e lidhin Belivukun me zyrtarë të lartë shtetërorë.

Belivuk dhe grupi i tij po ashtu ishin të lidhur me një ndër grupet e organizuara kriminale në Ballkanin Perëndimor- Kavaccartel- që po e luftonte një grup tjetër- Skaljariclan.

Sipas një hulumtimi të përbashkët të KRIK dhe Shërbimit për Ballkanin të Radios Evropa e Lirë, numri i të vdekurve nga vrasjet në stilin mafioz në Serbi dhe Mal të Zi në dekadën e fundit është të paktën 175.

Pas aktakuzës, të pandehurit kanë tetë ditë për t’u përgjigjur. Pastaj, brenda dy javëve gjykata relevante e konfirmon ose e hedh poshtë aktakuzën. Nëse aktakuza konfirmohet, gjykimi duhet të nisë brenda një muaji.

Paraardhëse

Vatrat e mëdha të zjarrit në Karaburun, ministri Peleshi jep detaje mbi situatën

Pasardhëse

Grabitet shtëpia e kreut të SPAK në Gjirin e Lalëzit

Pasardhëse

Grabitet shtëpia e kreut të SPAK në Gjirin e Lalëzit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.