• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bujar Nishani i shqetësuar ngre alarmin mbi atë çfarë po ndodh në vend, sulmon drejtpërdrejt Ramën: Jo teatër

3 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar lidhur me situatën e rënduar të zjarreve në Shqipëri. Nishani shkruan se kryeministri i vendit nuk duket gjëkundi dhe se gjatë qeverisjes së PD ka ndodhur e kundërta.

Postimi i Nishanit

“Aftësitë e një qeverie dhe dallimi midis modeleve qeverisëse duket në momente krizash, në situata jo normale, në prova sfidash të vështira!

Situata më e fundit katastrofike me zjarret në Shqipëri nuk është as risi, as e papritur por as e pa menaxhueshme.

Zjarret masive janë fenomen i përhapur në këtë sezon e jo vetëm në Shqipëri.

Por po aq evidente dhe e vërtetë demonstrohet edhe paaftësia dhe papërgjegjshmëria e qeverisjes së sotme duke e lënë popullatën dhe territorin e vendit në mëshirën e fatit!

Kryeministri i vendit nuk duket gjëkundi!

E shkuara jo e largët në këtë vend por në qeverisjen e një modeli tjetër atë të PD, ka në arkivë një qasje krejt tjetër, një përgjegjësi krejt tjetër, përpjekje e rezultate krejt të tjera.

Zjarret masive gjatë sezonit të verës nuk kanë munguar as në të shkuarën.

Por shqiptarët kishin një model ndryshe të qeverisjes asokohe!

Aktet kriminale të zjarrvënies nuk mbeteshin pa autor kudo ishin ata e përçfarëdo arsye përfshiheshin në krimin e zjarrvënies!

Por më e rëndësishmja në memorien e shqiptarëve është vënia urgjente në dispozicion të operacioneve të shuarjes së zjarreve të avionëve të posaçëm “Canadair” që kontraktoheshin nga Italia, Spanja e vende të tjera!

Furnizoheshin me ujë mbi det e shuanin çdo zjarr mbi male, nga Puka e mbi Karaburun!

Vera tmerrësisht e vështirë e vitit 2011 ku zjarret masive përfshinë edhe Italinë, Spanjën e shumë vende përreth e bëri të pamundur kontraktimin e canadair-ve prej tyre.

Por një qeveri e aftë dhe e përgjegjshme gjen gjithmonë zgjidhje.

Ajo është detyra e saj, në fund të fundit!

Atë vit, një avion i madh çisternë për shuarjen e zjarreve u gjet e u mor nga Ukraina e largët, duke luftuar zjarret me sukses, shpëtuar pyjet e pronat e shqiptarëve, duke garantuar pushimet e qeta per qytetarët e jo rehatinë moskokëçarse të pushtetarëve!

Sot askush nuk sheh mjete vendase apo të kontraktuara për luftën ndaj zjarreve në Shqipëri.

Njerëzit kalojnë ditët nën panik e tmerr!

Qeveria nuk na thotë çfar bën me Mekanizmin e Ndihmës Humanitare dhe Menaxhimit të krizave të BE?

A ka kontakte? A ka zgjidhje përmes saj?

Apo e ka shkatërruar edhe atë mekanizëm partneriteti të ndërtuar më parë?

Krizat pra nxjerrin në pah paaftësinë, papërgjegjshmërinë e një qeverie.

Kontrastojnë dallimet midis modeleve qeverisëse të palëve.

Përballimi i krizave kërkon aftësi, përgjegjësi, parapregatitje, vizion, punë!

Jo Teatër!” – shkruan Nishani.

Paraardhëse

‘Mbi peshë dhe me bark’ fiziku i Neymar kritikohet ashpër nga tifozët e Psg-së (FOTO)

Pasardhëse

E ëma donte Bora Zemanin për nuse? Atdheu i ‘Përputhen’ bën deklaratën e papritur

Pasardhëse

E ëma donte Bora Zemanin për nuse? Atdheu i 'Përputhen' bën deklaratën e papritur

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.