• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Komuniteti shqiptar me banim në vendin tuaj, urë të fuqishme për miqësinë”, Meta uron homologun zviceran për Festën Kombëtare

1 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar urimeve me rastin e festës Kombëtare të Zvicrës. Përmes një mesazhi drejtuar homologut të tij, Guy Parmelin, kreu i shtetit thekson rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Meta vlerësoi faktin se Zvicra i ka dhënë mbështetje në vijimësi Shqipërisë dhe shqiptarëve, si nëpërmjet donacioneve, asistencës teknike, programeve zhvillimore, ashtu edhe nëpërmjet investimeve të drejtpërdrejta.

Mesazhi i Metës:

“I nderuar President, Sh.T.Z Guy Parmelin,

Me rastin e Ditës së Themelimit të Konfederatës Zvicerane, më lejoni, që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të mira e të sinqerta për Ju dhe të gjithë qytetarët e Zvicrës.

Jam shumë i kënaqur të konstatoj nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe qytetarëve tanë, të cilat veçanërisht vitet e fundit, janë zhvilluar qëndrueshëm, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik e kulturor dhe njëkohësisht të shpreh besimin se ecuria e këtyre marrëdhënieve do të jetë edhe më e suksesshme në të ardhmen.

Dëshiroj të shpreh sërish mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e vyer, që Zvicra i ka dhënë në vijimësi Shqipërisë dhe shqiptarëve, si nëpërmjet donacioneve, asistencës teknike, programeve zhvillimore, ashtu edhe nëpërmjet investimeve të drejtpërdrejta, që kanë ndikuar në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të vendit, në procesin e decentralizimit dhe rritjen e kapaciteteve lokale, por sidomos në zhvillimin dhe përmirësimin e arsimit profesional.

Vlerësoj, me këtë rast, rolin e komunitetit shqiptar me banim në vendin Tuaj, i cili përbën një urë të fuqishme dhe të qëndrueshme në miqësinë dhe në të gjitha aspektet e bashkëpunimit dypalësh, si dhe shpreh mirënjohjen për mikpritjen dhe mundësitë, që Zvicra i ka krijuar këtij komuniteti për t’u integruar e njëkohësisht për të kontribuar për zhvillimin dhe përparimin e vendit Tuaj. Me urimet më të mira për zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të Zvicrës dhe qytetarëve të saj, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.”-shkruan Meta.

Paraardhëse

Zjarret në vend, reagon ministri Peleshi dhe jep informacion mbi situatën: Janë neutralizuar të gjitha vatrat serioze

Pasardhëse

Katër tërmete shkundin Greqinë, më i fuqishmi me magnitudë 5.3 Rihter

Pasardhëse

Katër tërmete shkundin Greqinë, më i fuqishmi me magnitudë 5.3 Rihter

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.