• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

19 shqiptarë shpëtohen nga kampet e Sirisë, Rama paralajmëron të tjera operacione: Ja çfarë do ndodhë shumë shpejt

1 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp nga Rinasi, pas mbërritjes së 14 fëmijëve dhe 5 grave shqiptarë që kishin qëndruar për vite në kampet e ferrit në Siri.

Kreu i qeverisë e cilësoi operacionin e riatdhesimit të këtyre shqiptarëve si të jashtëzakonshëm dhe premtoi se do të ketë dhe një të ngjashëm më vonë, ku pritet të kthehet dhe një numër i konsiderueshëm bashkatdhetarësh të tjerë.

“Përmbyllëm një operacion të jashtëzakonshëm që na jep mundësinë të çojmë drejt shtëpive 19 bashkatdhetarë nga kampet e ferrit në Siri. 5 gra dhe 14 fëmijë i shkëputëm pas një përpjekje të gjatë, pas një operacioni me vështirësi dhe rreziqe dhe falë ndihmës nga konsulli ynë i nderit në Liban dhe gjenerali Abbass, të cilin e kam falënderuar dhe më parë. Është një ngjarje pozitive dhe ne nuk do të ndalemi. Ka dhe një operacion për të zhvilluar por nuk e dimë ende sa është numri i shqiptarëve për t’u kthyer. Por llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin. Duke menduar se më shumë se gjysma është marrë dhe është në vendin tonë. Një rol të rëndësishëm ka luajtur dhe struktura e antiterrorrit në MB dhe Policinë e Shtetit. Ky është një zotim që do e realizojmë deri në fund”, tha Rama.

Teksa iu përgjigjej pyetjeve së gazetarëve, Edi Rama tha se për personat e riatdhesuar do të qëndrojnë për disa kohë në një strukturë të posaçme në Durrës, për t’u kthyer më pas tek familjet e tyre. Ai shtoi se janë identifikuar dy shqiptarë në Siri që refuzojnë të kthehen, por sipas burimeve inteligjente ata mbahen peng dhe kanë frikë për jetën e tyre.

“Ata janë marrë nga strukturat e posaçme dhe do t’i drejtohen një strukture të përgatitur për ta në Durrës. Do të bëhen të gjitha kontrollet mjekësore dhe psikologjike dhe më pas sipas rastit do të çohen në shtëpi ose më pas do të qëndrojnë. Bëhet fjalë dhe për fëmijë dhe kjo e bën më të lehtë këtë punë nga pikëpamja e sigurisë. Nga pikëpamja shoqërore kjo kërkon kohën e vetë.

Deri tani janë shfaqur raste sporadike. 2 raste që ne njohim personash që refuzojnë të kthehen. Por nga informacionet e marra në mënyrë inteligjente janë pengje. Janë persona që kanë frikë dhe mendojnë që gjatë momentit të shkëputjes mund t’i marrin jetën”, përfundoi Rama.

Paraardhëse

Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Pasardhëse

Riatdhesimet nga Al Hol, Konsulli i Shqipërisë në Liban jep informacion, tregon çfarë ka ndodhur me Eva Dumanin

Pasardhëse

Riatdhesimet nga Al Hol, Konsulli i Shqipërisë në Liban jep informacion, tregon çfarë ka ndodhur me Eva Dumanin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.