• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat Bashës për të spastruar partinë nga mbetja e fundit e komunizmit

31 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
217
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ja ka bërë të qartë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhet të jetë në Parlament në shtator. Dje ambasadorja amerikane zhvilloi një takim me kryedemokratin Basha në selinë blu, ndërsa mësohet se pjesë e diskutimit ishte pikërisht e ardhmja e Sali Berishës, pas shpalljes së këtij të fundit dhe familjes së tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në 19 maj të këtij vitit. Por pas takimit me Bashën, diplomatja Kim foli për mediat, ndërsa lëshoi disa deklarata të forta. Prerë dhe qartë zonja Kim i dërgoi një ultimatum zotit Basha që të largojë Berishën dhe të distancohet nga komunizmi, pasi sipas saj, Partia Demokratike s’mund të hajë bar për hir të një deputeti. Ajo e bëri të qartë se në shtator PD duhet të jetë pa Berishën, duke i lënë 1 muaj afat Bashës ta largojë.

“Do të doja të theksoja përgjegjësinë që kanë kryetrarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë Parlament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t’i mendojë këto çështje. Siç e përmenda më parë, PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm, për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura. Do ishte një ironi historike, por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Shpresa jonë është që partitë do ecin përpara, që ky vend do ecë përpara, që bashkëpunimi midis SHBA dhe Shqipërisë të ecë përpara. E ardhmja po pret. Ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që kur të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës”, deklaroi ambasadorja Kim.

Më tej ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim deklaroi dje se pjesë e diskutimit me kryedemokratin Lulzim Basha ishte edhe forcimi i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, ndërsa përshëndeti rikthimin e Partisë Demokratike në Parlament, pas më shumë se dy vjet mungesë, për shkak të djegies së mandatave.

“Pata një diskutim shumë të mirë dhe të plotë me Kryetarin e PD Lulzim Basha sot. Ishte në vijim të takimit që ai pati kur Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Phil Reeker ishte në Tiranë. Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, rolin shumë të rëndësishëm që Partia Demokratike ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si dhe rëndësinë që ka që Shqipëria të qëndrojë në rrugën e saj drejt Europës. Nuk ka dyshim për rolin historik që Partia Demokratike ka luajtur, është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm dhe në këtë kuptim është lajm shumë i mirë që PD do të rikthehet në Parlament në shtator”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, ambasadorja Kim theksoi se SHBA mbështet avancimin e demokracisë në vend.

“Kuptoj që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit dhe të gjithë e dimë që ato shqetësime janë pasqyruar në raportin përfundimtar të nxjerrë nga ODIHR. Do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e nevojshme që institucionet përkatëse t’i trajtojnë ato shqetësime në mënyrë kuptimplotë dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin këto përpjekje për të përmirësuar në mënyrë konstante zgjedhjet dhe demokracinë në Shqipëri”, nënvizoi ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Paraardhëse

PD-PS drejt bashkëqeverisjes në vjeshtë, amerikanët hedhin hapin final, ambasadorja Kim mesazh Ramës pas takimit me Bashën

Pasardhëse

Zemër të fortë dhe të shëndetshme, këto janë 4 pijet që duhet të konsumoni çdo ditë

Pasardhëse

Zemër të fortë dhe të shëndetshme, këto janë 4 pijet që duhet të konsumoni çdo ditë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.