• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Mos i neglizhoni, shenjat që tregojnë së kjo sëmundje po iu dëmton rëndë shikimin, ja çfarë duhet të bëni

30 July, 2021
në Shëndet
0
69
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mund të themi me plot gojën që nuk ka më të rëndësishme se drita e syve. E megjithatë kujdesi për sytë shpesh lihet në plan të dytë, duke shpresuar se asnjë sëmundje nuk do t’i prekë apo dëmtojë ata. Për këtë mjekët këshillojnë që të bëni vizita periodike pas moshës 40 vjeçare, ku rreziku i dëmtimit të syve është edhe më i madh.

Dallimi në kohë i simptomave është thelbësor në kurimin e çdo sëmundje, sado e lehtë ajo të jetë për trupin. E tillë është dhe sëmundja e glaukomës e cila fillon me disa simptoma të lehta dhe mund të kthehet në një makth që ju merr shikimin. Për të evituar secilën nga situatat e mësipërme lexoni me kujdes këshillat.

Çfarë është Glaukoma?

Glaukoma është një grup heterogjen sëmundjesh të cilat prekin shikimin dhe të gjithë zonën e syve. Ky grup sëmundjesh mund të jetë shumë i ndryshëm nga njëra tjetra, por bashkohen të gjitha në një pikë të caktuar që është dëmi i madh nervave optike.

Glaukoma rrit presionin e brendshëm të syve duke dëmtuar rëndë nervat e syve, pa të cilat shikimi mund të bëhet aq i pamundur sa të arrihet në verbim total.

Për këtë sëmundje ekzistojnë dy tipe kryesore dhe dy forma si ajo vepron. E para është forma akute e cila godet në çdo moment dhe mund të ketë pasoja fatale. Ndërsa e dyta është forma kronike e cila shfaqet gradualisht dhe nuk lë shenja.

Si të dalloni simptomat

Duke qenë se forma akute e glaukomës është më e rrezikshme atë do të shpjegojmë të parën. Si në shumë sëmundje edhe këtu, simptoma më e qartë dhe tipike është dhimbja në pjesën problematike. Kështu që nëse ndjeni se sytë ju dhembin për një kohë të gjatë apo keni vështirësi në shikim, me siguri po përjetoni një simptomë të kësaj sëmundje.

Pupilat e syve mund të duken më të zmadhuara se zakonisht, pasi presioni i syve është shumë i lartë. Për simptomat e glaukomës akute duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të këshilloheni menjëherë me një mjek. Pasi ky presion i lartë i syve, nëse nuk merr mjekimin e duhur dhe nuk ulet në kohë i dëmton sytë në mënyrë të pariparueshme.

Në disa raste tek glaukoma akute mund të shikoni edhe simptoma të tjera të përsëritura, siç është dhimbja e barkut, të përziera, të vjella apo presion i ulët gjaku.

Glaukoma kronike

Kjo formë e glaukomës zhvillohet ngadalë pa dhënë asnjë simptomë deri në dëmtim të plotë të nervit optik. Shumë mjekë e quajnë “hajduti i heshtur i shikimit” pikërisht për këtë arsye. Megjithëse është një formë e heshtur nuk është aq e rrezikshme sa e para pasi, ju mund ta kontrolloni tek një mjek në çdo kohë.

Nëse pacienti e vë re vonë sëmundjen me siguri edhe dëmtet e saj është shumë vonë për t’i riparuar. Kjo për shkak se dëmtimi i nervit ka filluar dhe shikimi është dobsuar. E rëndësishme është të vizitoheni rregullisht tek një okulist për një vizitë të përgjithshme.

Çfarë të bëni

Në rastin e glaukomës akute duhet të shkoni me urgjencë në spital ose tek mjeku më i afërt pasi, rreziku mund të jetë fatal vetëm në disa orë. Ndërsa në rastin e glaukomës kronike duhet të jeni të kujdesshëm në përditshmëri duke kryer të gjitha analizat e nevojshme.

Të dyja format mund të trajtohet me terapi intensive, lazer ose me anë të kirurgjisë. Gjithashtu nëse keni raste të kësaj sëmundje në familje duhet të jeni nën kontroll pas moshës 40-45 vjeç. Të tjerë faktorë rrisku mund të jenë sëmundje si; miopia, diabeti, traumat e syve dhe përdorimi i gjatë i kortizonit.

Gjithnjë mbani pikat për sytë dhe mos i lini ata të thahen apo dhembin në mënyrë që të mbani sëmundjen larg.

Paraardhëse

Nuk ndalet kryeministri Rama, jep lajmin fantastik (VIDEO)

Pasardhëse

Luana Vjollca pezullon papritur të gjitha koncertet, zbuloni arsyen madhore

Pasardhëse

Luana Vjollca pezullon papritur të gjitha koncertet, zbuloni arsyen madhore

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.