• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Fiori Dardha rrëfen për herë të parë sëmundjen e saj që vuan prej kohësh: Kam zënë edhe krevatin

26 July, 2021
në Rozë
0
87
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Natën me Aulonën” Fiori Dardha ka rrëfyer për herë të parë se vuan nga një sëmundje autoimune. E pyetur nga autorja dhe moderatorja e programit se si i shpreh emocionet, ajo nisi të tregojë gjithçka.

“Unë jam një qaramane profesioniste. Kjo është një mënyrë që kam gjetur për t’u mbrojtur nga faktorët e jashtëm. Për këtë, më ka ndihmuar shumë edhe sëmundja nga e cila unë vuaj. Trupi ynë krijon antikorpe që ne të na mbrojë nga rreziqet që na vijnë nga jashtë dhe kur krijon më shumë antitrupa se sa organizmi ka nevojë, zakonisht njerëzit vuajnë nga një sëmundje autoimune siç është edhe rasti im. Për këtë dua të them që sëmundja më ka ndihmuar që të njëjtën gjë të krijoj edhe në jetë. Kam krijuar një lloj mburoje që të më ndihmojë nga rreziqet nga jashtë. Kur me sheh fillimisht thua “sa grua e fortë, bravo i qoftë përballon gjithçka”, ndërkohë që unë përjetoj gjithçka thjesht nuk i jap kënaqësinë që të më shohin në gjendje jo fort të mirë. Ndonjëherë e bëj për të mbrojtur familjen time, ndonjëherë veten time. Është njësoj siç funksionon organizmi im”, është shprehur ajo.

Më pas Fiori ka zbuluar më shumë rreth sëmundjes dhe shtoi se ndonjëherë përpiqet ta mundë dhe madje zë edhe krevatin.

“Prej dy vitesh kam zbuluar që vuaj nga një sëmundje autoimune që më dëmton mëlçinë dhe fillimisht duke ditur rëndësinë e këtij organi, u tremba shumë. Sot jam mësuar të bashkëjetoj me këtë sëmundje. Shpesh e sfidoj, ndonjëherë i bëj edhe karshillëk. Padyshim që ndonjëherë përpiqet edhe të më mundë, zë edhe krevatin por nuk ja tregoj njeriu. Askush nuk ma ka për borxh të dëgjojë dërdëllitjet e ankesat e mia”, tha prezantuesja dhe gazetarja e njohur.

“Nuk e di për sa kohë do arrij ta sfidoj por për aq kohë sa mundem do bëj të pamundurën të jetoj shëndetshëm dhe ta shpërfill sa mundem pavarësisht se jam në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tim”, ka shtuar Fiori, duke theksuar se jeta është e bukur dhe do mësohet të jetojë me këtë “dhuratë” që i ka dhënë.

VIDEO:

Paraardhëse

John Bolton nxjerr prapaskenat e forta, zbulon se çfarë ka diskutuar me Thaçin dhe Vuçiçin

Pasardhëse

“Ky është hap i rëndësishëm”, ambasadorja e SHBA del me mesazhin e fuqishëm dhe paralajmëron zhvillime të reja

Pasardhëse

“Ky është hap i rëndësishëm”, ambasadorja e SHBA del me mesazhin e fuqishëm dhe paralajmëron zhvillime të reja

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.