• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

“Njohja e Kosovës nga Serbia”, analisti i njohur nxjerr prapaskenat dhe del me paralajmërimin e frikshëm, thirrje urgjente Joe Biden

25 July, 2021
në Kryesore, Rajon
0
108
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti politik nga Beogradi, Dushan Janjiç, themelues dhe president i Forumit për Marrëdhënie Etnike, në një intervistë për “Sedmica” ka thënë se deklaratat e fundit të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, janë të ndryshme nga ato të mëparshmet, ndërsa ka paralajmëruar për një konflikt të mundshëm të armatosur. Ai ka thënë se duhet një reagim vendimtar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe se nuk ka shumë kohë.

Vulin kishte folur për “botën serbe”. Ai kishte thënë se për t’u bërë kjo, Serbia duhet të jetë e suksesshme ekonomikisht, të udhëhiqet mirë, të ketë një ushtri që është në gjendje të ruajë Serbinë dhe po ashtu serbët kudo që jetojnë.

“Është e vërtetë se nuk është hera e parë që Vulini mbron ndryshimet në kufijtë në Ballkan, sipas kritereve etnike, duke bashkuar të gjithë serbët nën një qeveri, një udhëheqës ose kulturë. Ky produkt rus, bota ruse, e cila u përkthye në botën serbe, u miratua nga opozita vitin e kaluar nga Miroslav Gjorgjeviç. Cili është ndryshimi mes kësaj deklarate dhe atyre të mëparshme të Vulinit? Këtë herë, u paraqit si një program i një partie për të shkuar në votime dhe si një kusht për të mbështetur kandidaturën e Aleksandar Vuçiçit për president. Këtë herë është pjesë e fushatës elektorale, duke shpallur kështu një fushatë të gjatë sepse zgjedhjet në Serbi janë vitin e ardhshëm”, tha Janjiç.

Në pyetjen nëse Vulini po i shpreh idetë e tyre apo thjeshtë po e thotë atë që Aleksandar Vuçiç nuk mundet, Janjiç ka shtuar.

“Nuk ka rëndësi se cilat janë idetë e tyre dhe nëse ai beson se është një hero kur shkel normat ndërkombëtare, morale, politike dhe ligjore. Ai kaloi një kufi që kurrë nuk e ka kaluar Viktor Orbani apo Jorg Haider”, ka thënë Janjiç. “Bazuar në të gjitha përvojat, unë mund t’ju them këtë – kjo fushatë, nëse nuk ndalet, do të përfundojë me konflikt të amartosur. Kjo nuk mund të përfundojë në paqe apo me fletëvotime. Ndoshta Serbia mund të bëjë një hap tjetër në të djathtë, që masa nga SNS-ja të shkojë me Vulinin dhe që Vuçiç ta humbasë partinë, por kjo është një nga pasojat e mundshme.

Në thelb, kjo duhet të përfundojë me konflikt lokal të armatosur. Prandaj kërkon reagime krejtësisht ndryshe nga ato që kemi. Fushata e Vulinit është një përsëritje e ngjarjeve. Do të ketë tubime në Podgoricë, Banja Llukë, mbështetje për botën serbe. Mandiq është përgjigjur tashmë dhe kjo është pjesë e mobilizimit. Synimi është gjithmonë i njëjtë. Ndërsa në vitet 1990-ta u përdorën për të filluar krizën nga Kosova, tash shënjestra është veriu i Kosovës. Kjo automatikisht ndez Sanxhakun, Malin e Zi, destabilizon NATO-n, që është qëllimi kryesor”, ka vazhduar ai.

Janjiç ka thënë se presidenti i SHBA-së, Joe Biden duhet të reagojë. “Nuk e di nëse administrata Biden do të kënaqet vetëm me ndëshkimin e Vulinit, sepse ai plotësoi të gjitha kushtet. Ose ai do ta përdorë këtë për ta ndëshkuar Vulinin dhe për të bërë presion të drejtpërdrejttë mbi Vuçiçin për t’ia kthyer shpinën Moskës”, ka thënë Janjiç.

Paraardhëse

Presidentja Osmani shpall të hënën ‘ditë zie’ në Kosovë, në nder të viktimave në Kroaci

Pasardhëse

Myslim Murrizi nxjerr detaje nga lëvizja e papritur e Metës dhe Kryemadhit në SHBA, sfidon hapur aleatët e Lulzim Bashës

Pasardhëse

Myslim Murrizi nxjerr detaje nga lëvizja e papritur e Metës dhe Kryemadhit në SHBA, sfidon hapur aleatët e Lulzim Bashës

Diskutime rreth kësaj post




Kryesore

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Ish ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i ka dhënë fund zyrtarisht një karriere të gjatë e të spikatur...

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.