• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

SPAK vijon me arrestime zyrtarësh të lartë për korrupsion, vjen mesazhi i fortë i Fatmir Xhafajt

22 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
1.8k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kanë kaluar 5 vite nga momenti kur Parlamenti miratoi me unanimitet ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi. Por, pavarësisht kritikave që kanë shoqëruar reformën në këtë periudhë, politikani që udhëhoqi procesin në emër të Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj beson se ajo ka qenë një sukses.

“Reforma është një sukses jo vetëm nga pikëpamja e efektit që ka dhënë ajo brenda sistemit të drejtësisë, por edhe nga efekti i drejtpërdrejtë që ka dhënë në shoqëri. Sot flasim për një realitet ndryshe nga 5 vjet më parë.”-tha ai.

Për të mbështetur këtë argument, Xhafaj sjell në vëmendje që për 25 vite me radhë në Shqipëri është folur për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, për kontroll politik mbi vendimmarrjen e sistemit të drejtësisë, për pafuqi të sistemit për të ndëshkuar fenomene si korrupsioni.

“Sot flasim për gjyqtarë e prokurorë të ndëshkuar nga vetë mekanizmat e sistemit, sot flasim për integritetin në system, sot kemi një realitet krejt te ri të karrierës, të promovimit të gjyqtarëve në sistem jashtë çdo ndikimi politik. Sot po flasim për goditje të pandëshkueshmërisë.”-u shpreh ai.

Ish-kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Xhafaj pranon se sot ka mungesë gjyqtarësh e prokurorësh, të cilët janë larguar për shkak te Vetting-ut, por, sipas tij, ata magjistratë që sot janë pjesë e sistemit janë me integritet dhe profesionistë. Xhafaj sqaron se reforma nuk është ideale, pasi asnjë ligj nuk është i përsosur.

“Për më tepër, kjo reformë e zbatuar në kushtet e vendit tonë në një mjedis shumë acid, në një mjedis shumë antagonist politik dhe shoqëror dhe për më tepër në një luftë të vazhdueshme përmes përpjekjes për ta bërë drejtësinë dhe përpjekjes për ta penguar, për ta deformuar dhe për ta kontrolluar. Dhe të mos harrojmë: nuk është çështje muresh reforma në drejtësi, nuk është çështje numrash reforma në drejtësi, është çështje koncepti, është çështje mentaliteti, është çështje qasje”, tha ai.

Paraardhëse

Vakancat në SPAK, KLP cakton datën e intervistave, kush janë dy kandidatët

Pasardhëse

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Mentor Nazarko paralajmëron surpriza të mëdha

Pasardhëse

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Mentor Nazarko paralajmëron surpriza të mëdha

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.