• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Qeveri ndryshe në shtator? Erion Veliaj flet hapur dhe tregon çfarë do të ndodhë

21 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
63
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paralajmëron se në shtator do të ketë një qeveri ndryshe të PS-së për mandatin e tretë.

Veliaj thotë për rubrikën ‘Opinion’ se në fokus të PS dhe Ramës është ripërtëritja e partisë dhe administratës prandaj do të ketë fytyra të reja edhe në nivel drejtues.

Ai ka kujtuar veten e tij kur u bë ministër në një moshë shumë të re dhe nuk habitet nëse djem e vajza që vetë kryeministri po mundohet ti zbulojë e rekrutojë të marrin përgjegjësi edhe në poste shumë të larta.

PYETJE: Tashmë gjithçka do të jetë ndryshe, nga komunikimi me opozitën, do të jetë qeveria ndryshe?

VELIAJ: Ajo që di dhe shoh, kryeministri ka filluar një diskutim, ftesë, dialog të jashtëzakonshëm me të rinjtë. Një parti që nuk hapet ndaj të rinjve është e destinuar të ketë fatin e PD dhe LSI. I njëjti kryetar, kunat, qepen dhe ja ku janë. Suksesi i PS ka qenë hapja.

Me sa mbaj mend, kanë qenë 15 seanca diskutimi me platformën ‘’Gati për Shqipërinë’’ për të ftuar dhe talente nga jashtë. Ka një qasje tjetër, thonë që përvesh mëngët që të vij dhe unë. Nuk bëjnë qaramanin, por japin një dorë. Fakti që kryeministri ka kaluar 15 seanca është fokusi tek ripërtëritja e partisë dhe administratës. Do të shihni shumë të reja, edhe në nivel drejtues dhe teknik.

Do të ketë me avancimin në BE, do të na duhen qindra kapacitete teknike vetëm për të negociuar çdo kapitull. 800 vetëm përkthyer. Dhjetëra delegacione do të vijnë në Tiranë. Do të jetë gjueti talentesh për qeverinë dhe projekte speciale.

PYETJA: Talentet e reja dhe në qeveri?

VELIAJ: Nuk do të habitesha fare. Unë isha një prej tyre që mu dha mundësia të shërbej në ministri. Thanë në fillim për reformën e pensioneve, dosjet. Ja ku janë. Po kuptojmë çfarë ka ndodhur, kush po spiunonte kë. U hapën dosjet. Nuk dinim ç’ndodhte me ndihmë ekonomike, i merrnin ata me 2-3 makina.

Mu dha mundësia diku ku nuk pritej. Do të ishte e pandershme të mos besoja tek historia ime. Do të ketë djem e vajza që do të marrin përgjegjësi. Nuk ke si provon ndryshimin. Më ka pëlqyer që në fillim tek PS, nuk thotë rinia është e ardhmja. Ne themi rinia është e tashmja.

Paraardhëse

A do pranonte nëse Venecia vendos për zgjedhje të reja? Veliaj nuk mendohet dy herë për përgjigjen, sfidon hapur opozitën

Pasardhëse

Tragjike! Burrit i ndodh më e keqja sapo hyn në lahet në plazhin e Golemit, reagon menjëherë policia

Pasardhëse

Tragjike! Burrit i ndodh më e keqja sapo hyn në lahet në plazhin e Golemit, reagon menjëherë policia

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.