• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj shërben drekën e Kurban Bajramit për të moshuarit: Më shumë qendra sociale në Tiranë. Të sakrifikojmë për njëri-tjetrin, të lëmë mënjanë egon dhe stërkëmbëshat

20 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkia Tiranë është kujdesur që në të gjitha qendrat sociale të kryeqytetit të shtrohet një drekë e veçantë për të moshuarit dhe personat në nevojë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shërbeu drekën festive të moshuarve në një prej qendrave sociale pranë ish-Nesharakut.

Teksa uroi të pranishmit për Kurban Bajramin, Veliaj tha se, “sot duhet ta kemi zemrën plot mirënjohje për ata që sakrifikuan në luftën kundër Covid 19.”

Kryebashkiaku tha se në të gjithë qendrat sociale të Tiranës ka plot vend për të mirëpritur të gjithë ata të moshuar që kanë nevojë për një vakt të ngrohtë. Ai dha lajmin e mirë se në Tiranë do të shtohen qendrat sociale.

“Nëse ka të moshuar të tjerë, siç është ky komuniteti ynë këtu, që kanë nevojë për ndihmë, bujrum të vijnë këtu. Nëse keni edhe në komunitetin tuaj, keni komshinj, si në qytet dhe në fshat, që janë nevojtarë, hajde ta zgjidhim. Do bëjmë më shumë qendra të tilla sociale. Sot më vjen mirë që pavarësisht se tërmeti na prishi qendrën në Kombinat, jemi transferuar në ish-Nsharak. Dhe tani që po mbaron qendra në kombinat, është 3 herë më e madhe se ajo që kishim, do të thotë që ne kemi kapacitet për 3 herë më shumë të moshuar, gjyshër dhe gjyshe që t’i trajtomë me respekt”, – theksoi Veliaj.

Në fund kryebashkiaku tha se mesazhi i kësaj feste është sakrifica për ata që kanë nevojë dhe lënia mënjanë e egos, xhelozisë apo stërkëmbëshave.

“Për një Tiranë që ecën përpara duke pasur gjithë uratën dhe gjithë mbështetjen tuaj, besoj që thirrja e sakrificës për vitin 2021, është që të sakrifikojmë egon, smirën, xhelozinë, stërkëmbshat. Sot na kërkohet të sakrifikojmë vetëm inatet e vogla, xhelozitë e vogla, të sakrifikojmë thashethemet. Nëse duam të bëhemi një komb i mirë që e ka gojën mjaltë, që i ka duart e arta, që i thotë tjetrit bravo i qoftë dhe jo t’i nxjerrim sytë njeri-tjetrit, atëherë kombi ynë do shkojë përpara”, – përfundoi ai.

Paraardhëse

Festa i kushtohet familjes, myftiu Tërnava: Familja e shëndoshë me martesë vetëm mes një burri dhe gruaje

Pasardhëse

Kabul, momenti i rrallë: Ngjitur bien raketat, besimtarët nuk ndalojnë faljen e Namazit (VIDEO)

Pasardhëse

Kabul, momenti i rrallë: Ngjitur bien raketat, besimtarët nuk ndalojnë faljen e Namazit (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.