• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bujar Nishani zbulon pse nuk mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD dhe del me mesazhin e fortë

19 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
51
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Nishani nuk i kurseu aspak kritikat për Lulzim Bashën, për të cilin tha se po bën gjithçka për të vazhduar të mbajë karrigen e pushtetit.

“Këto janë koncepte që nuk kanë lidhje me traditën e PD. Nuk mund të mbytësh zërat kundër nëse ti i ke apo nuk i ke në një forum të caktuar partie. Njerëzit që ndjejnë përgjegjësi qytetare nuk kanë nevojë për poste. Këtu është një çështje më madhore se postet, Historikisht në PD ka pasur kuvende të jashtëzakonshme, por nuk kanë ndërprerë mandatet as të institucioneve dhe as individëve. Është hera e parë që ndodh kjo. Është hera e parë që PD rri 12 vite në opozitë. Ka vetëm një përgjegjës, Lulzim Basha, që do të vazhdojë me çdo mënyrë të mbaje karrigen e kryetarit.

Po i ndodhin shumë gjëra të papëlqyeshme për herë të parë. Mbi të gjitha duhej të projektohej e ardhmja. Këtë radhë kuvendi nuk u thirr për hallin e PD-së, opozitës, apo shqiptarëve, por për të mbyllur hallet politike të Bashës. Prandaj unë nuk mund të bëhesha pjesë e një teatri absurd. Ndjej keqardhje të thellë për situatën ku PD është sot. Përgjegjësitë politike nuk janë kolektive por individuale. Kryetari i Partisë e ka çuar PD drejt tkurrjes, drejt humbjes së besueshmërisë në opinionin publik. Sot PD ka marrë një rezultat më të dobët se në vitin 2013. Ndryshimet statutore nuk i shërbejnë nevojave të PD, por për t’i shërbyer tregimit të forcës që bën Lulzim Basha ndaj anëtarësisë. Unë nuk mund të bëhesha pjesë e këtij teatri absurd.

Natyrisht që debatet politike gjithmonë kanë problematika. Kur humbet serioziteti dhe e tejkalon çdo cak, atëherë kthehesh në qesharak. Konkluzionet apo analizat përfundimtare nuk mund ta bëjë kuvendi kombëtar pa e bërë struktura, baza e partisë. Në aspektet e tjera është e nevojshme një analizë. Ne kemi një sistem elektoral rajonal, me karakteristika të ndryshme nga një rajon te tjetri. Prandaj duhet që analiza në radhë të parë të behej në terren, nga një grup pune me eksperiencë të gjatë në PD. Më pas kjo platformë t’i paraqitej kuvendit kombëtar. PD ka humbur çdo identitet që e përfaqëson si parti konservatore. Ne jemi parti që nuk ka trashëgimi e partisë së punës që ka PS, por jemi parti që kemi identitet në 30 vitet e fundit. Kolonat e saj të së djathtës së qendres të ringjallen”, u shpreh Nishani për Fax News.

Paraardhëse

Prej muajsh në arrati, këngëtarja Fjolla Morina arrestohet në Kosovë

Pasardhëse

Vulin: Tjetër thirrje për “bashkim serb” me tezën e “Shqipërisë së Madhe”

Pasardhëse

Vulin: Tjetër thirrje për “bashkim serb” me tezën e “Shqipërisë së Madhe”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.