• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kryeministri ka dalë mendsh!” Frrok Çupi plas ‘bombën’, zbulon çfarë po planifikon Edi Rama

19 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4.2k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Frrok Çupi në një intervistë për fjala ka komentuar sot turin e takimeve me drejtuesit e institucioneve të ndryshme që ka nisur kryeministri Rama.

-Kryeministri Edi Rama ka nisur një “tur” takimesh me drejtues të institucioneve të ndryshme qeveritare duke i akuzuar se të pakten dy vitet e fundit kanë pasur probleme me tenderat dhe dyshime për afera korruptive. Përse kjo nismë e Ramës dhe a mban përgjegjësi kryeministri për problemet me korrupsionin në nivelet e larta, pasi titullarët e ministrive dhe institucioneve të tjera të larta janë zgjedhur prej tij?

“Të gjithë jemi vënë në rrugën, me sa duket të gjatë, në gjueti të korrupsionit. A do të udhëtojmë me këtë ‘mortje’ që deri më sot na ka ngrënë energji, talent, dashuri për vendin dhe shpresën për të ardhmen? Në njëfarë mase kjo pyetje varet edhe nga ‘turi’ i kryeministrit Rama kundër korrupsionit. Në këtë ‘tur’ kryeministri ka ‘dalë mendsh’; të paktën kështu mendojnë shumë njerëz. Këta janë në dy kategori: Kategoria e parë e militantëve pasionantë ndaj qeverisë aktuale që thonë ‘pse Rama po u tregon kundërshtarëve se edhe në radhët tona ka korrupsion?”.

Këta janë socialistët e lodhur me idetë e vjetra partiake që thonë ‘më mirë ta mbajmë të keqen brenda shtëpisë sonë, pa Shqipëria bën si bën’. Njëmijë vjet e mbajti Partia tjetër, Demokratikja, brenda për brenda vetes- edhe krimin, edhe vjedhjen, edhe shkatërrimin ndaj vendit, e tani janë për bukuri: Ish ministrat i kanë fshehur paratë nëpër dyshekë, ish kryeministri i ka fshehur nëpër humnera, pallate, off- shore, kushërinj. Të dytët që po gëzohen pse kryeministri ‘ka dalë mendsh’ janë pikërisht ata të pushtetit të vjetër. Sapo Rama deklaroi se rreth 70 për qind e tenderëve janë ‘me parregullsi’, dëgjova Tritan Shehun dhe Alibeajn e PD që deklaruan: ‘Eeeej, ia pamë kryeministrit, ia pamë për zotin, e tregoi vetë se është qeveri e korruptuar!’.

E bënë si me historinë e deles. Kurrë nuk ka ndodhur që qeveritë të pranojnë se ka korrupsion. Madje qeveria ka vrarë njerëz për të mbuluar korrupsionin. Qeveria Berisha vrau 4 protestues në vitin 2011, kanë vrarë 26 në Gërdec, kanë vrarë rreth 3000 për vjedhjen që kryen me firmat piramidale. A duhej të kishte vrarë edhe Rama? Si thoni, kjo do të ishte më mirë? Do të ishte më mirë sepse në bunkerin e korrupsionit të fshehur do të ishte strehuar edhe korrupsioni i përmasave botërore Berisha- Meta. Ja kjo, nuk do të ishte pak. Po ku do të shkojmë në këtë tur? Besoj se do të arrijmë në ‘Itakë’. Kemi dy aleatë: Amerika dhe Drejtësia e Re. Në qoftëse nuk i vrasin këta dy faktorë, vendi do t’ ia dalë në luftën kundër vjedhjes së madhe… Ironike!” – tha Çupi.

Paraardhëse

“Bëri atë që nuk arritën dot as Fatos Nano, e as Edi Rama”, Nishani shpërthen keq ndaj Bashës, nxjerr prapaskenat e forta dhe lëshon thirrjen urgjente

Pasardhëse

Pamjet që po ‘thyen’ rrjetin! Burri bën aktin heroik, shihni si hidhet në mes të rrjedhës së ujit për të shpëtuar çiftin turk (VIDEO)

Pasardhëse

Pamjet që po ‘thyen’ rrjetin! Burri bën aktin heroik, shihni si hidhet në mes të rrjedhës së ujit për të shpëtuar çiftin turk (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.