• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

48 irakianëve u refuzohet hyrja në Shqipëri, Shoqata e Turoperatorëve letër Ramës, Xhaçkës dhe Klosit: Shokuese

17 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, Ministres për Evropën dhe punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi duke ngritur shqetësimin e refuzimit të hyrjes në Shqipëri të 48 irakianëve, mes tyre 30 mjeke, pasi Konsullata shqiptare në Stamboll nuk iu dha vizë. Shoqata deklaron se gjithçka ishte e organizuar dhe e rezervimi ishte në detaje.

Më tej shoqata thekson se turistët irakianë ishin përzgjedhur nga Operatori Irakian, që të ishin njerëz me profesione, të kishin udhëtuar më parë si turistë në vende të ndryshme dhe të kishin një nivel ekonomik të përshtatshëm për të bërë udhëtime turistike.

“Çdo vendim për refuzimin e hyrjes në Shqipëri duhet të jetë i bazuar në të dhënat individuale të secilit e jo në paragjykimin se çdo irakian është një azilkërkues” – thotë shoqata.

Në fund, shoqata kërkon nga autoritetet shtetërore, hetim të veprimeve të konsullatës në Stamboll dhe transparencë për ligjshmërinë e këtyre veprimeve, që i cilëson sabotuese.

LETRA E PLOTE

“Tiranë, më 17.07.2021

Kryeministrit të Shqiperisë, Z. Edi Rama,

Ministrit për Europën dhe punët e Jashtme Znj. Olta Xhaçka

Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Z. Blendi Klosi.

Duke përshëndetur heqjen e vizave për qytetarë të disa vendeve të Lindjes së Mesme që duan të vizitojnë Shqipërinë apo të bëjnë pushime në vendin tonë, ju prezantojmë një veprim krejtësisht të pa justifikuar të Konsullatës sonë në Stamboll, e cila ju refuzoi vizat një grupi prej 48 personash, turistë irakianë, të cilët kishin paguar paketën e një udhëtimi turistik në Shqipëri.

Duke qënë se Iraku nuk u përfshi në vendet për të cilat Qeveria Shqiptare hoqi regjimin e vizave, Turistët nga Iraku janë të detyruar të paisen me viza turistike nga konsullata jonë në Stamboll.

Përpjekjet e Operatorit Turistik shqiptar dhe Partnerit Irakian, i cili dy muaj më parë erdhi dhe bëri një vizitë në Shqipëri për të studiuar mundësitë për sjelljen e grupeve të turistëve nga Iraku, dështuan pa filluar akoma. Turistët Irakianë ishin përzgjedhur nga Operatori Irakian, që të ishin njerëz me profesione, të kishin udhëtuar më parë si turistë në vende të ndryshme dhe të kishin një nivel ekonomik të përshtatshëm për të bërë udhëtime turistike.

Për grupin prej 48 personash u organizuan rezervimet për fluturime dhe Hotelet ne Shqipëri. U bë aplikimi për viza online dhe iu kërkua – e theksojmë – iu kërkua të paraqisnin biletat dhe hotelet e paguara. Për 48 persona operatori irakian u detyrua te paguante rreth 30 mijë USD për biletat e avionit dhe rreth 3500 Euro për vizat. Gjithashtu u parapaguan Hotelet në Shqiperi.

Refuzimi masiv i kërkesave për vizë turistike është për ne një sjellje e pa justifikuar dhe e pa bazuar në kriteret dhe rregullat në fuqi. Ne mendojmë dhe jemi të bindur se paragjykimet të cilat kanë dominuar në marrjen e këtij vendimi refuzimi, janë shumë të dëmshme dhe minojnë perpjekjet e Operatoreve Turistike vendas dhe të huaj për zhvillimin e Turizmit dhe zgjerimin e hartës së vendeve nga të cilat Shqipëria pret Turistë.

Ne përbërjen e Grupit prej 48 Turistësh Irakianë, ishin 30 Mjekë dhe Doktorë të cilëve ju refuzua viza pa asnjë të drejtë. Çdo vendim për refuzimin e hyrjes në Shqipëri duhet të jetë i bazuar në të dhënat individuale të secilit e jo në paragjykimin se çdo Irakian është një azilkërkues…. Doktorët Irakianë që do të vinin për një seminar apo konferencë të akomoduar në hotelin më të mirë me 5 yje në Tiranë, dhe që planifikuan të qëndronin edhe 3 ditë më tepër në një nga hotelet më luksoze në Sarandë, të jenë të gjithë kontigjentë per t’u refuzuar? Edhe 20 pjesëtarët të një grupi tjetër irakiën, me vula dhe viza të përdorura hyrjesh në shtete europiane, USA a Kanada, Turqi a Egjipt, të ishin të gjithë për t’u refuzuar?

Krahas humbjeve të konsiderueshme që u janë shkaktuar individëve edhe Operatorëve Turistikë nga parapagimet e Biletave dhe Hoteleve që janë pothuaj të pa kthyeshme, një humbje edhe më e madhe po i shkaktohet sektorit të Turizmit dhe imazhit të Shqipërisë si një destinacion nderkombëtarë.

Shoqata ATOA me anë të publikimit të kësaj letre të hapur, kërkon nga autoritetet shtetërore, hetim të veprimeve të konsullatës Shqiptare në Stamboll dhe transparencë për ligjshmërinë e këtyre veprimeve sabotuese të punës së Operatoreve Turistikë.

Me respekt,

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike” – shkruhet në letër.

Paraardhëse

Angela Merkel sot feston ditëlindjen, kaq vjet mbush

Pasardhëse

Merkel në siklet gjatë vizitës në SHBA: Mori një doktoraturë nderi, por nuk dinte të vishte uniformën (VIDEO)

Pasardhëse

Merkel në siklet gjatë vizitës në SHBA: Mori një doktoraturë nderi, por nuk dinte të vishte uniformën (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.