• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbulohet sa kushtoi arka me peshk që mori Rovena Voda me makinën e ministrisë në këmbim të një vendi pune

15 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
152
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda e cila akuzohet për korrupsion. Po ashtu e njëjta masë sigurie është dhënë edhe për dy avokatet, Florida Beun dhe Majlinda Hasanin.

Sipas dosjes së siguruar, shumë prej detajeve kanë dalë në dritë nga biseda mes shoqes së Vodës, Majlinda Hasani dhe avokates që donte postin në ministri, Florida Beu.

Në vijim të përgjimeve është një prej bisedave të Beut dhe Hasanit, ku kjo e fundit i thotë se kanë lënë takim me Vodën.

Në datën 27.02.2020 midis Beut dhe Hasanit është zhvilluar një tjetër bisedë:

Majlinda: E more vesh ti që më shkuajti Rovena mua?

Florida: E pra atë mesazhin që më solle.

Florida: Që të tha do të të shkuraj do të të them unë për orën.

Majlinda: I thash pas orës 4 se jam në Tiranë tani.

Florida: E mirë se deri në atë orë e mbaron ti takimin.

Majlinda: Po në atë orë, çke ti do t’i them unë pastaj që të vijë të më marrësh ti mua aty,… edhe atje të themi që ne s’do ta lejmë me aq…atje do t’i them çke për arkën e peshkut, atje e do t’i them të gjitha dakort????

Në datën 28.02.2020 zhvillohet një tjetër bisedë mes Beut dhe Hasanit, ku të dyja diskutojnë se si vëllai i Beut do të përgatiste arkën me peshk që kushtonte 300 euro, të cilat pas takimit ikin e marrin me makinën e ministrisë.

Florida: T’ja heq ato për t’u dhonë dhe më pas të rrij e qetë.

Majlinda: Goce prit njëherë ato do jepen kur të fillosh punë.

Florida: Puna është t’i japësh para se të mbaroj puna se do thotë do hedh lumin të q…. kalin.

Majlinda: Jo jo do ia them unë, po ia thashë unë ka vdes ajo punë dhe po s’ia dhe ti do ia jap nga xhepi unë.

Florida: A janë për tu dhënë do e bëjë ajo do e bëjë.

Majlinda: Prit njëherë ta bëj, nuk jepen të gjitha përnjëherë, e dëgjove ti se çfarë i thashë unë peshk deti i shtrenjtë.

Florida: E dëgjova, ai me të vërtetë një arkë që do t’i cojmë ne do t’i them vëllait t’ja bëj tamam, i shkon te treqind mijë euro, pse ca kujton ti se është lirë.

Paraardhëse

Ilir Demalia shpërthen ndaj nipit të Enver Hoxhës pas martesës në Dubai me Rezarta Shkurtën

Pasardhëse

E pabesueshme! Barku i yllit të Arsenalit vihet në rend të ditës (FOTO)

Pasardhëse

E pabesueshme! Barku i yllit të Arsenalit vihet në rend të ditës (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.