• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Me Berishën do përballem në gjyq”, gazetari i njohur tregon se çfarë do të ndodhë me ish-kryeministrin në shtator

14 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
57
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa ka pasur një përplasje virtuale me ish kreun e PD, Sali Berisha për shkak të postit të vëllait të tij Ardian Cipa në strukturat e policisë.

Çipa tha se do të nisë procedurat juridike për përballjen me Berishën

Pjesë nga intervista në Top Talk

Çipa: Unë mendoj që nga pozita në të cilën e thotë Nishani, ndoshta ka të drejtë, por nga leximi që i bëjmë si qytetarë të këtij vendi, shohim se Berisha është influent mbi vendimmarrjet dhe qëndrimet politike të PD, qoftë përmes hijes së vet, qoftë edhe përmes ndikimit që ka në anëtarësinë apo në të zgjedhur të tjerë në forumet drejtuese të PD. Nuk ka asnjë dyshim që kjo gjë u vërejt edhe në momentin e kongresit zgjedhor të PD. Nga ana tjetër, pohimi i Berishës se do të riaktivizohet me një energji më të madhe të parlamentit të ardhshëm duke pranuar dhe këmbëngulur për të mbajtur mandatin e deputetit rishtazi, është një këmbëngulje politike që ka një nëntekst. Influencën e vet kërkon ta shfrytëzojë deri në çastin e fundit.

Dyrnjaja: Juve keni pasur një përplasje frontale për shkak të emërimit të vëllait tuaj sërish në një prej institucioneve drejtuese të policisë së shtetit, ishit emocionalë, doni t’i qëndroni ende atij qëndrimi dhe përballjes ligjore me zotin Berisha?

Çipa: Në jetën dhe aktivizmin tim politik dhe publik, politik në kuptimin qytetar të fjalës se unë politik s’kam qenë asnjë ditë dhe s’do të jem, nuk më karakterizon kurrë emotiviteti, por qëndrimi rigoroz ndaj principeve morale dhe së drejtës morale. Unë reagova si një qytetar dhe në cilësinë e bashkëfamiljarit në atë hapësirë virtuale ku ai kryen reagimin dhe komunikimin publik të tij. Iu përgjigja në mënyrën më të prerë dhe duke e vënë para përgjegjësisë, natyrisht do të ndodhë dhe si procedurë juridike. Nuk jam tërhequr nga padia dhe pres një reagim të tij se është përballë një shpifjeje të përsëritur.

Paraardhëse

Rama habit greket me “modestinë”: I pashoq! Jam kryeministri më i mirë, nuk më sfidon dot as Xhorxh Bushi

Pasardhëse

Rama zbulon për herë të parë bisedën me Presidentin e Serbisë, ja çfarë kërkonte Aleksandër Vuçiç

Pasardhëse

Rama zbulon për herë të parë bisedën me Presidentin e Serbisë, ja çfarë kërkonte Aleksandër Vuçiç

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.