• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Komisioneri Varhelyi, Serbisë: S’ka vend në BE për ata që e mohojnë gjenocidin

11 July, 2021
në Aktualitet, Kosovë
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi sot ka marrë pjesë përmes një mesazhi me video në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Ai tha se në Bashkimin Evropian s’ka vend për ata që mohojnë gjenocidin dhe lavdërojnë kriminelët e luftës, derisa theksoi se gjenocid nuk pati vetëm në Srebrenicë, raporton gazeta boshnjake, Avaz.

Varhelyi rikujtoi se terrori i vitit 1995 në Bosnjë u njoh nga dy gjykata ndërkombëtare si gjenocid, ndërsa theksoi se janë të papranueshme përpjekjet për ta rishkruar historinë.

“Ngjarjet në Srebrenicë u njohën si akt gjenocidi para dy gjykatave ndërkombëtare. Këto fakte të vërtetuara duhet të pranohen. Nuk ka vend në Bashkimin tonë për ta mohuar gjenocidin dhe për t’i lavdëruar kriminelët e luftës. Përpjekjet për ta rishkruar historinë janë të papranueshme. Liderët politikë në Ballkanin Perëndimor duhet të jenë shembull për ta kundërshtuar rrënjën e urrejtjes, duke kapërcyer trashëgiminë tragjike të së kaluarës. Fjalët dhe veprimet e tyre duhet të mbajnë një vizion të përbashkët për qytetarët e tyre, zgjedhja e së vërtetës dhe drejtësisë në vend të frikës e urrejtjes është thelbësore veçanërisht për brezat e rinj”, tha ai.

Komisioneri evropian tha se gjenocidi nuk ndodhi vetëm në Srebrenicë, ndërsa theksoi se Evropa s’e ka harruar as përgjegjësinë dhe paaftësinë e saj për ta parandaluar atë që ndodhi në Bosnjë e Hercegovinë më 1995.

“Është detyra jonë e përbashkët sot ta kujtojmë gjenocidin në Srebrenicë. Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat, ndajmë pikëllimin e familjeve dhe të të mbijetuarve. Evropa nuk e ka harruar përgjegjësinë tonë dhe paaftësinë tonë për të parandaluar dhe ndaluar luftën dhe gjenocidin. Është detyra jonë gjithashtu të sigurojmë përgjegjësi, është e rëndësishme ta përsërisim të njëjtin mesazh çdo vit, Srebrenica është një kujtesë e vazhdueshme, përgjegjësia jonë e përbashkët për të mos ndodhur gjenocidi përsëri. Prandaj, është detyra jonë ta kujtojmë Srebrenicën përgjithmonë, njëlloj na kujton se gjenocidi ndodhi jo vetëm në Srebrenicë, por edhe gjetiu. Nuk ka asnjë ndryshim midis gjenocidit, gjenocidi është gjenocid. Vendimet e fundit nga gjykatat ndërkombëtare kanë treguar edhe një herë se autorët nuk mund të qëndrojnë pa u ndëshkuar”, ka thënë Varhelyi.

Ai tha se njohja e së kaluarës na ndihmon të përparojmë. Bosnja e Hercegovina sot shënoi 26-vjetorin e gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë. Kjo masakër qe më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Paraardhëse

Në Angli nis festa për finalen e Europianit, italianët me këmbë në tokë për përballjen e së dielës

Pasardhëse

Zbulohet cilin ekip do Zidane të drejtojë

Pasardhëse

Zbulohet cilin ekip do Zidane të drejtojë

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.