• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Presidenti Meta vlerëson volejbollistë të dalluar sarandjotë të “Butrintit” dhe ekipit kombëtar: Personalitete frymëzuese për rininë drejt rrugës së suksesit

11 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
33
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një ceremonie solemne të organizuar në qytetin e Sarandës, vlerësoi tre volejbollistë të shquar të “Butrintit” dhe Ekipit Kombëtar.

Me Titullin “Mjeshtër i Madh” u dekoruan volejbollistët:

Z.Kostaq Stefani “Në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë në sportin e volejbollit, si sportist i dalluar i ekipit ‘Butrinti”, ‘Partizani’ dhe Ekipit Kombëtar. Protagonist në shumë suksese të skuadrës së volejbollit të Sarandës. I suksesshëm në veprimtaritë ndërkombëtare.”

Z.Orest Lepuri “Në shenjë vlerësimi për pasionin, dhe karrierën e suksesshme si lojtar dhe trajner i volejbollit të skuadrës “Butrinti” të Sarandës. I dalluar për profesionalizmin dhe arritjet e tij në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Ndërsa me Titullin “Naim Frashëri” u vlerësua zoti Janaq Zhaka “për pasionin, përkushtimin dhe karrierën e suksesshme si lojtar i volejbollit të skuadrës “Butrinti” të Sarandës. I dalluar për lojën dhe korrektësinë e tij në fushën e lojës.”

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar volejbollistëve të dekoruar, familjarëve dhe kolegëve të tyre, Presidenti Meta theksoi se ata janë personalitete frymëzuese për rininë drejt rrugës së suksesit.

Fjalimi i Metës:

“Saranda në historinë e saj ka dhe një sport të dashur dhe shumë popullor, si volejbolli.

Volejbolli në Sarandë është pjesë e trashëgimisë kulturore dhe e krenarisë së çdo sarandjoti.
Skuadra e volejbollit për meshkuj ‘Butrinti’, u bë një nga skuadrat më të forta të kampionatit shqiptar, ku të gjithë të mëdhenjtë e volejbollit duhet t’i bënin mirë llogaritë në ndeshjet me të, sepse Butrinti edhe te shkurorëzonte.

Ajo ka qenë një nga skuadrat që ka përcaktuar fatet e titujve kampionë në vendin tonë, falë shpirtit të garës dhe atij publiku të mrekullueshëm dhe tifozerie të zjarrtë.

Prandaj, ju përshëndes me respekt, për pasionin, sakrificat dhe sukseset tuaja në vite, që i dhatë qytetit të Sarandës, aq shumë rezultate dinjitoze në sportin e volejbollit!

Falënderoj me këtë rast të gjithë mësuesit dhe trajnerët, që kanë punuar pa u lodhur për të përgatitur sportistë të nivelit të lartë cilësor, të cilët kanë kontribuar në rezultatet e arritura të skuadrës së volejbollit ‘Butrinti’ edhe në nivel kombëtar!

Volejbolli dhe sporti në Sarandë ka nevojë, jo vetëm të vlerësojë historinë e tij të lavdishme, por njëkohësisht edhe ta vendosë atë në lëvizje për të përfshirë më shumë fëmijë dhe të rinj, si dhe për t’iu rikthyer këtyre sukseseve në shërbim për të ardhmen.

Volejbolli dhe sporti në Sarandë kanë nevojë pikërisht për shembuj të tillë mjaft pozitiv, për këto personalitet të cilët frymëzojnë të rinjtë e çdo fëmijë të Sarandës për të qenë nesër një kampon i mundshëm.

Titujt e lartë që iu akordohen sot tre prej volejbollistëve të spikatur të skuadrës ‘Butrinti’, Kostaq Stefani, Janaq Zhaka dhe Orest Lepuri janë një vlerësim për rezultatet e larta, shpirtin e garës dhe sakrificat, që respektohen dhe sot nga mbarë opinioni sportiv.

Ju falënderoj për rezultatet e shkëlqyera, për besimin dhe kënaqësinë që i dhatë gjithë popullit të Sarandës. Por, edhe për shpirtin e garës që keni pasur me ekipet më të mëdhaja të volejbollit në Shqipëri!

Ju uroj të gjithëve shëndet e mbarësi në familjet tuaja!”-shprehet Meta.

Paraardhëse

Fatbardh Kadilli vlerëson shfaqjen “Ferma e Kafshëve”: Mesazhi i përçohet politikës

Pasardhëse

Sekretarja amerikane e Thesarit: Ndalimi i përdorimit të parajsave fiskale do t’i lejojë vendet të konkurrojnë bazuar mbi parimet ekonomike

Pasardhëse

Sekretarja amerikane e Thesarit: Ndalimi i përdorimit të parajsave fiskale do t’i lejojë vendet të konkurrojnë bazuar mbi parimet ekonomike

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.