• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Arrestimet në Ministrinë e Brendshme, reagon Partia Demokratike: Kjo është e pafalshme

10 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
94
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me skandalin e tenderit të Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë ku u arrestuan disa zyrtarë të kësaj ministrie. Në një deklaratë për mediat deputeti i zgjedhur, Enkelejd Alibeaj tha se edhe njëherë, koha i dha të drejtë Partisë Demokratike në betejën në mbrojtje të interesit publik.

Më tej Alibeaj shtoi se goditja e kësaj afere nuk mund të konsiderohet e plotë, nëse drejtësia nuk troket tek dera e Plarent Ndrecës, Sandër Lleshaj dhe Edi Ramës.

Deklarata e Partisë Demokratike:

“Sot, edhe njëherë, koha i dha të drejtë Partisë Demokratike në betejën në mbrojtje të interesit publik.

Dy vite më parë, nga kjo foltore, ne kemi denoncuar aferën korruptive që fshihej pas tenderit të Ministrisë së Brendshëm për uniformat e policisë.

Atë kohë Sandër Lleshaj tha se ne po shpifnim dhe se nuk njihnim ligjin në fuqi. Madje, ministri i Ramës, që ka shpenzuar 350 euro nga taksat e shqiptarëve për një kapele, shkoi deri aty sa të padisë Partinë Demokratike për shpifje, duke kërkuar përgënjeshtrim të deklaratës dhe shpërblim me shumën 1 milionë lekë nga Partia Demokratike.

Paradoksalisht, teksa e vërteta po shpaloset përpara shqiptareve, gjyqi i ngritur nga ata që vodhën miliona euro me një tender, vazhdon.

Sjellja në kujtesë e momentit të parë të denoncimit të kësaj afere, është një ilustrim i domosdoshëm për të kuptuar jo vetëm pafytyrësinë e atyre që teksa vjedhin kërkojnë të mbyllin gojën e opozitës me gjyqe propagandistike, por edhe shënjestrën e vërtetë që duhet të ketë ky aksion.

Sigurisht çdo person që shkel ligjin duhet të dalë përpara drejtësisë një orë e më parë, por është e qartë për të gjithë shqiptarët se një aferë e këtyre përmasave nuk mund të kryhet nga zyrtarë të dorës së dytë.

Partia Demokratike është dijeni për faktin që Ministria e Brendshme është njoftuar për këtë operacion tre ditë më parë, duke u dhënë të përfshirëve në këtë aferë të gjitha mundësitë për të fshehur provat.

Ndërsa Edlira Naqellari, drejtoresha e prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, e njohur si një person pranë Ramës dhe e emëruar në këtë post prej tij, u largua nga ky pozicion vetëm 8 ditë më parë.

Të gjitha këto përbëjnë këmbena të forta alarmi për dekonspirimin e operacionit, nëpërmjet të cilit përgjegjësia për milionat e vjedhura të mos mbërrije te nivelet më të larta të qeverisë.

Kjo është e pafalshme!

Sepse nuk ka shqiptar që të mos dijë se një operacion korruptiv të këtyre përmasave, nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Sekretartit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca, një operacion korruptiv i këtyre përmasave nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, një operacion korruptiv i këtyre përmasave nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Edi Ramës.

Goditja e kësaj afere nuk mund të konsiderohet e plotë, nëse drejtësia nuk troket te dera e Plarent Ndrecës, Sandër Lleshaj dhe Edi Ramës.

Kthimi i Shqipërisë në një shtet të kapur nga korrupsioni, sikurse dëshmojnë raportet e shumta ndërkombëtare, ka vetëm një përgjegjës. Shqiptarët që varfërohen përditë nga ky regjim i korruptuar e dinë se përgjegjësi I vetëm është Edi Rama. Shqiptarët e dinë që peshku qelbet nga koka!”-shkruan Partia Demokratike.

Paraardhëse

Mblidhet kryesia e Partisë Demokratike, zbardhen temat me shumë rëndësi që do të diskutohen

Pasardhëse

E gjeni dot moshën? Këngëtarja e njohur shqiptare festoi një super ditëlindje këtë vit

Pasardhëse

E gjeni dot moshën? Këngëtarja e njohur shqiptare festoi një super ditëlindje këtë vit

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.