• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Thellohen përplasjet mes PD dhe LSI, raportet e bazës demokrate irritojnë partinë e presidentit

10 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
153
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Thellohen përplasjet mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike. Edhe pse PD dhe LSI janë pozicionuar të dyja në kampin opozitar, rezultati që morën në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka futur përçarje mes këtyre dy partive. Gazeta “SOT” ishte e para që publikoi pak ditë më parë disa detaje nga analiza e degëve të PD, shumica e të cilave ndodhte në tryezën e Bashës, ndërsa bëhet e ditur se demokratët kanë drejtuar gishtin nga LSI, duke e bërë këtë të fundit fajtore për humbjen që opozita pësoi në 25 prill. Por kritikat në adresë të Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk është pritur mirë nga eksponentë të partisë së Monika Kryemadhit, të cilët kanë shpërthyer në kritika të forta ndaj Partisë Demokratike.

Sipas informacioneve nga të dy kampet, mësohet se ditët e fundit ka pasur debate dhe replika mes zyrtarëve të PD dhe LSI, të cilët përpiqen të shfajësohen dhe bëjnë fajtor njëra-tjetrin për disfatën që korrën më 25 prill. Mësohet se zyrtarë, deputetë dhe ish-deputetë të partisë së presidentit Ilir Meta nuk e kanë kapërdirë dot faktin që baza demokrate në gjetjet e saj të analizës së zgjedhje të përgjithshme akuzon Lëvizjen Socialiste për Integrim. Po ashtu, sipas informacioneve mësohet se eksponentët e LSI, janë shprehur se PD-ja duhet ta gjejë fajin e humbjes së zgjedhjeve tek vetja dhe mos të drejtojë gishtin tek aleatët, duke i bërë fajtorë për katastrofën që opozita pësoi të dielën e 25 prillit, ku qytetarët shqiptarë i dhanë kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste një mandat të tretë qeverisës.

Megjithatë, ka edhe nga ata që nuk kanë ngujuar që ta kritikojnë publikisht Partinë Demokratike, sikundër është nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj sa i takon analizës së bazës dhe konstatimeve të gjetura prej saj. Ndërsa ishte e ftuar në një studio televizive, ish-deputetja Mehmetaj i bëri thirrje PD-së të analizojë mirë veten, pasi sipas saj, fajin për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit mund ta ketë ajo dhe jo aleatët.

“Mua më vjen mirë që PD-ja, apo kushdo parti tjetër në një periudhë kaq të shkurtër pas zgjedhjeve dhe aq shumë sa ndodhën gjatë zgjedhjeve ka arritur që ta përfundojë analizën e saj dhe të dalë në konkluzione. PD-ja si partia më e madhe opozitare, përpara se të gjejë fajtorë, duhet të analizojë mirë aksionet e saja, sa drejt ka vepruar dhe nëse është përballur ashtu siç duhet”, deklaroi ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj.

Pra, përplasjet mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë shtuar së fundmi ndjeshëm, për shkak të raporteve të bazës, teksa në bllok degët e PD shpërthyen në kritika ndaj LSI, aleatëve dhe Ilir Metës, të cilët i akuzojnë se punuan kundër në 25 prill dhe se ka ardhur koha që Basha të distancohet prej tyre. Sidoqoftë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë mes përplasjeve dhe sherreve që kanë kapluar Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Demokratike.

Paraardhëse

Jorida Tabaku: Edi Rama mashtrues kronik, në 8 vite qeverisje ka bërë masakër me tenderat

Pasardhëse

Kadilli shpërthen ndaj Bashës dhe Berishës: PD po tkurret, hapja e partisë nuk ka ndodhur asnjëherë

Pasardhëse

Kadilli shpërthen ndaj Bashës dhe Berishës: PD po tkurret, hapja e partisë nuk ka ndodhur asnjëherë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.